ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Niveli arsimor: I larte ,   Vendndodhja: Shqiperi > Tirane ,   Privat/Publik: Publik ,   Lloji i materialit: Leksion

Analiza e Pasqyrave Financiare - Tema 6

Tema 6. Analiza e likuiditetit të njesisë ekonomike

Data: 13 Jan 2010 14:55
ikub# 1001130012

ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE

 

Tema 6. Analiza e likuiditetit të njesisë ekonomike

 

Permbajtja


-  Rëndësia e likuiditetit dhe e analizës së tij
-  Kendveshtrimi i huadhenesit afatshkurter dhe atij afatgjate. Ndryshimet mes tyre.
-  Kapitali punues.
-  Llogaritja dhe analiza e kapitalit punues. Mjaftueshmëria e tij.
-  Analiza e ciklit operativ dhe të parasë.
-  Raportet e qarkullimit si pjesë e analizës së likuiditetit
-  Analiza e Likuiditetit nëpërmjet raporteve
-  Probleme te Raporteve Statike te matjes se likuiditetit.

 

Rëndësia e likuiditetit dhe e analizës së tij


- Likuiditeti i një shoqërie i referohet aftësisë së saj për të shlyer detyrimet afatshkurtra kur ato maturohen.
-  Duhet te ekzistoje nje lloj ekuilibri mes kohezgjatjes se nje operacioni per t’u financuar dhe kohezgjatjes se burimeve korresponduese te financimit.
-  Nuk eshte veprim i matur financimi i AQT me ane te huave afatshkurtra, pra qe kerkohen me shpejt nga kreditoret.
-  Rregulli sipas te cilit nje operacion duhet te mbulohet me burime financimi te te njejtes kohezgjatje, perben nje rregull minimal qe duhet te merret parasysh nga njesia.

Rëndësia e likuditetit dhe e analizës së tij është evidente kur një njesi gjendet ne paaftesi për të shlyer detyrimet afatshkurtra.

 

- Mungesa e likuiditetit nënkupton pamundësi të shoqërisë për të shfrytëzuar zbritjet e mundshme apo mundësitë për investime fitimprurëse.
- Sjell kufizime në veprimet dhe vendimet e drejtuesve.
-  Mund të cojë në shitje të detyruar të investimeve dhe aktiveve të saj,
-  Mund te coje në falimentim dhe likuidim.

 

Për kreditorët - mungesa e likuiditetit sjell vonesa në mbledhjen e interesit dhe të kësteve të huave.

- Klientët e furnitorët e një shoqërie ndikohen nga situata e saj e likuiditetit, sepse shoqëria mund të mos jetë në gjendje të respektojë kontratat e lidhura me këto dy palë.

Për aksionerët - mungesa e likuiditetit shpesh është pararendëse e një situate përfitueshmërie të përkeqësuar. Mund të sjellë humbjen e kontrollit të pronësisë ose të investimeve në kapital.

 

Kendveshtrimi i huadhenesit afatshkurter dhe atij afatgjate


- Huadhenesi afatshkurter interesohet per likuiditetin.

- Huadhenesi afatgjate interesohet per strukturen financiare te njesise ekonomike.

 

Kapitali punues

 Kapitali punues është një nga treguesit më të rëndësishëm dhe domethënës të analizës së likuiditetit të një njesie ekonomike.

-  Nga këndvështrimi i një kreditori kapitali punues është gjithmonë nga treguesit e parë që duhet të llogariten.

-  Kreditori është i interesuar për likuiditetin sepse kjo e “mbron” atë nga situata e padëshiruar e mungesës së parave.

 

Nga perspektiva e vlerësimit të kapitalit aksioner dhe të rritjes së një shoqërie, kapitali punues është tregues i rëndësishëm sipas llojeve te biznesit. P.sh.:

-  Shoqëritë farmaceutike apo përpunuese e investojnë kapitalin më tepër në aktive të prekshme të trupëzuara,

-  Shoqëritë e shitjes me shumicë e pakicë e investojnë më tepër duke blerë/prodhuar inventare.

 

Llogaritja dhe analiza e kapitalit punues

- Kapitali punues = aktive afatshkurtra – detyrime afatshkurtra

-  Kur detyrimet afatshkurtra tejkalojnë aktivet afatshkurtra - mungesë në kapitalin punues;

-  Kur aktivet afatshkurtra tejkalojnë detyrimet afatshkurtra - tepricë të kapitalit punues.

-  Kapitali punues shpreh se në c’masë shoqëria ka përdorur financimin afatgjatë në investime afatshkurtra.

- Shqyrtojmë strukturën e detajuar të aktiveve afatshkurtra.

 

Kapitali punues (BK)

image29

 

Kapitali punues

- Burimi i parë i financimit te AASH - detyrimet afatshkurtra.

- Forma e dytë e financimit të AASH - kur aktivet afatshkurtra (AASH) janë më të mëdha se detyrimet afatshkurtra (DASH), mbeten të jenë detyrimet afatgjata ose kapitali aksionar.

- Kapitali punues (diferenca e AASH me DASH) shpreh interesat e kreditorëve afatgjatë (të borxhit ose të kapitalit) ndaj investimeve afatshkurtra.

 

Mjaftueshmëria e kapitalit punues

- Sa më i lartë të jetë kapitali punues aq më mirë është për situatën e likuditetit të një shoqërie.

- Mjaftueshmëria e kapitalit punues percaktohet duke u krahasuar ky i fundit me aktivet afatshkurtra.

-  Ky tregues matet me ane te raportit:

- Kapitali punues / Aktive afatshkurtra

-  Ky raport siguron një matës relativ, i cili mund të përdoret për analiza krahasuese.

Tendenca e qëndrueshme e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit punues nënkupton
- se kapitali punues po rritet me të njëjtën përqindje që rriten edhe aktivet afatshkurtra,
-  cka është synimi i shumicës së shoqërive.

 

Analiza e ciklit operativ dhe të parasë

Cikli operativ dhe cikli i parasë - treguesit më të rëndësishëm të analizës së likuditetit të një shoqërie.
-  Raportet e qarkullimit paraprijnë llogaritjen e ciklit operativ dhe të parasë, por edhe jane të rëndësishëm në analizën e likuiditetit.

- Raportet e qarkullimit si pjesë e analizës së likuiditetit.

Në përgjithësi raporte qarkullimi konsiderohen të gjitha raportet të cilët llogariten duke vënë në numërues shifrën e shitjeve neto dhe nëemërues madhësinë të cilës do t’i matet shpejtësia e qarkullimit (ose e kthimit të tyre në të ardhura nga shitja).

 

Raporti i qarkullimit te llogarive të arkëtueshme

- Raporti qarkullimit të llogarive të arkëtueshme ndikon si cilësinë ashtu edhe likuiditetin e llogarive të arkëtueshme.

-  Me cilësi të llogarive të arkëtueshme kuptojmë probabilitetin e mbledhjes së tyre pa pësuar humbje.

-  Raporti i qarkullimit të llogarive të arkëtueshme është një tregues i moshës së llogarive të arkëtueshme.

-  Likuiditeti i referohet shpejtësisë së konvertimit të llogarive të arkëtueshme në para.

 

Raporti i qarkullimit te llogarive të arkëtueshme

Qarkull i Llog të arkëtueshme=

Shitjet neto me kredi/Gjendja mesatare llog.arkëtueshme

 Në llogaritjen e raportit duhet të përfshijmë vetëm shitjet neto me kredi, si dhe dëftesat e arkëtueshme të cilat rrjedhin nga
marrëdhëniet me klientët.

Periudha mesatare e arketimit = 365 dite/ Qarkullimi i llogarive të arkëtueshme

-  Llogaritja e periudhës mesatare të arkëtimit krahas raportit të qarkullimit të llogarive të arkëtueshme rrit vlerën e analizës së likuiditetit.

-  Raporti i qarkullimit të llogarive të arkëtueshme dhe periudha mesatare e arkëtimit krahasohen zakonisht me raportet mesatare të industrisë dhe me termat e kredisë së ofruar nga shoqëria klientëve të saj.

- Kur e krahasojmë periudhën mesatare të arkëtimit me termat e kredisë së lejuar nga shoqëria mund të vlerësojmë përqindjen e klientëve të cilët paguajnë në kohë.

- Tejkalimi mesatar i shpejtesise se qarkullimit mund të ketë ardhur prej:

-  Përpjekjeve jo të mjaftueshme për mbledhjen e llogarive të arkëtueshme.

-  Vonesave në pagesat prej klientëve.

-  Klientëve në vështirësi financiare.

 

Raporti i qarkullimit te inventarit

-  Llogaritja e këtij raporti është e dobishme kur natyra e biznesit kerkon mbajtjen e niveleve të larta te inventareve.

-  Inventaret përbëjnë një formë investimi nga i cili pritet të merret një e ardhur në të ardhmen.

-  Në varësi të nivelit të aktivitetit shoqëritë duhet të përcaktojnë edhe nivelin e përshtatshëm të inventarit që ato duhet të mbajnë gjendje në mënyrë që të mbështesin nivelin e aktivitetit.

-  Vlerësimi i likuiditetit duhet të përfshijë edhe shqyrtimin e cilësisë dhe likuiditetit të inventareve.

-  Raporti i qarkullimit të inventarit llogaritet me formulën:

Qarkullimi i inventarit = Kosto e mallrave te shitura/Inventari mesatar  

 

Mosha mesatare e inventarit = 365/Qarkullimi inventarit
 

Cilësia e inventarit i referohet aftesisë së shoqërisë për të përdorur dhe shitur inventarin.

Nëse qarkullimi i inventarit zvogëlohet me kalimin e kohës, ose është më i vogël se mesatarja e industrisë, kjo sugjeron se në inventar përfshihen edhe elemente të vjetëruar, të dalë mode, tëpashitshëm ose për të cilët ka kërkesë të ulët në treg.

 

Raporti i qarkullimit të llogarive të pagueshme

-  Raporti i qarkullimit të llogarive të pagueshme krahason  blerjet e shoqërisë gjatë një periudhe me llogaritë e pagueshme mesatare të saj.

-  Qarkullimi llog. pagueshme = Blerje inv. me kredi/Llog pagueshme

Blerjet = KMSH + Inventari në fund – Inventari në fillim

-  Periudha mes.e shlyerjes së furnitorëve = 365 / Qarkullimi i (llog. te pagueshme) furnitorëve.

 

Raporti i qarkullimit të kapitalit punues dhe i elementëve të tij

-  Qarkull kap. punues = Shitjet neto/kapitali punues

-  Raporti i qarkullimit të aktiveve afatshkurtra krahason shitjet neto me aktivet afatshkurtra duke treguar kështu numrin e herëve qe aktivet afatshkurtra shndërrohen në shitje gjatë një periudhë ushtrimore. Ai llogaritet si:

Qarkullimi i aktiveve afatshkurtra = Shitje neto / Aktive afatshkurtra

-  Raporti i qarkullimit të detyrimeve afatshkurtra llogaritet si:

Qarkullimi i detyrimeve afat-shkurtra = Shitje neto / Detyrime afatshkurtra.

 

Raporti i qarkullimit të aktiveve gjithsej

- Qarkullimi i aktiveve gjithsej = Shitjet neto / Aktivet mesatare gjithsej

- Raporti i qarkullimit të aktiveve totale nuk është një tregues i drejtpërdrejtë i likuditetit, por përbën një tregues të vlefshëm në analizën e zgjeruar të aktivitetit të ndërmarrjes.

 

Cikli operativ

- Cikli operativ i shoqërive tregtare është shuma e numrit të ditëve që i duhen asaj për të shitur inventarin plus numrin e
ditëve deri në shndërrimin e llogarive të arkëtueshme në para.

- Për aq kohe sa një njësi ekonomike përdor kreditim nga furnitorët, pra operon me llogari të pagueshme, po aq zvogëlohet
edhe zgjatja e ciklit operativ të saj.

-  Zbritja e numrit të ditëve të llogarive të pagueshme nga cikli operativ na jep atë që quhet cikli i parasë i shoqërisë.

Cikli operativ – periudha mesatare e shlyerjes së furnitorëve = Cikli i parasë

 

Vlerësimi i ciklit operativ dhe të parasë për një njësi prodhuese

Për një shoqëri prodhuese, inventari mbahet në tre forma të ndryshme:
-  si lëndë e parë, nga blerja deri në fillimin e procesit të prodhimit,
-  si prodhim në proces, gjatë kohëzgjatjes së ciklit të prodhimit,
- si produkte të gatshme, nga përfundimi i prodhimit deri në shitjen e produktit të gatshëm.

 Vetëm faza e fundit (ekzistenca e inventarit si produkt i gatshëm) është e krahasueshme me një shoqëri tregtare.

 Raporti i qarkullimit të inventarit, [KMSH / inventari mesatar i produktit përfundimtar], llogarit zgjatjen e kohës nga përfundimi i prodhimit deri në shitjen e tij.

 

Analiza e Likuiditetit nëpërmjet raporteve

Pozicioni likuid afat-shkurter i shoqërise niset nga marredheniet midis aktiveve afatshkurtra dhe pasiveve afatshkurtra të bilancit kontabel.

Treguesit e kesaj natyre jane mates statike te likuiditetit, sepse ata lidhin zera të bilancit kontabel me njeri-tjetrin.

Ky problem eshte shmangur duke llogaritur raporte të tipit dinamik, pra qe lidhin flukset e parasë me detyrimet.

 

Raportet statike të likuiditetit.

Raporti Korrent, i cili lidh me njeri-tjetrin, aktivet afatshkurtra me pasivet afatshkurtra.
- Aktive afatshkurtra/Detyrime afatshkurtra
-  Raporti korrent duhet të jetë të paktën 2:1 në mënyrë që të konsiderohet si i mjaftueshëm; një raport poshtë “2:1” paralajmëron risk të mundshëm likuiditeti.

Raporti i shpejte. Ky raport i fundit perfshin ne numerues vetem ato klasa të aktiveve afatshkurtra të cilat pritet të kthehen ne “para” sa me shpejt, pra vetem klasat me aktivet afatshkurtra me likuide.

Ky raport llogaritet: Aktive afatshkurtra – Inventare/Detyrime afatshkurtra

Nese Raporti i shpejte ka nje vlere me të madhe se “1” është pothuajse e sigurte qe shoqëria është ne gjendje të mbuloje detyrimet e saj duke perdorur aktivet likuide.

 

Probleme te Raporteve Statike te matjes se likuiditetit.

Edhe pas llogaritjes se raporteve të likuiditetit, nuk jemi te sigurte nese situata e likuditetit të shoqërise është e kenaqshme apo jo. Kjo ndodh për dy arsye qe lidhen kryesisht me cilesine e vete raporteve si mates te likuiditetit.

Se pari, megjithese rezultatet e larta për Raportin korrent dhe për Raportin e shpejte sugjerojne nje pozicion likuid
të konsoliduar, ato gjithashtu mund të sugjerojne edhe faktin qe nje sasi e tepert e parase është investuar ne menyre jofitimprurese ne formen e aktiveve afat-shkurtra, duke penguar investimin e parase ne forma të tjera me fitimprurese.

Se dyti, ne situata inflacioniste, investimet e larta ne aktive afatshkurtra do të cojne ne humbje të larta monetare, te cilat shoqërite do të donin qe t’i shmangnin.

Ne situata inflacioniste – pozicionet aktive te shoqërive sjellin humbje monetare, kurse pozicionet pasive ne bilanc sjellin fitime.

 

Probleme te Raporteve Statike te matjes se likuiditetit

 Problemet qe paraqesin zakonisht Raporti Korrent, Raporti i Shpejte dhe Raporti Likuid jane:

I – Raportet e shqyrtuara me lart jane teresisht statike ne natyren e tyre. Keto raporte japin informacion vetem për gjendjen e likuiditetit ne daten e hartimit të bilancit dhe jo për momente te tjera kohore. Keshtu, keto raporte nuk japin informacion as për rezultatet ne periudhat e kohes para bilancit dhe as për rezultatet pas bilancit qe jane edhe me të rendesishmit nese duam të parashikojme likuiditetin. Për më tepër likuiditeti është një koncept që lidhet me dinamikën e kohës dhe me flukset hyrëse e dalëse të parasë, pra a munden arkëtimet të mbulojnë pagesat në vazhdimësi në të ardhmen? Kurse raportet statike e trajtojnë likuiditeitn si një koncept që lidhet ngushtësisht me zërat e bilancit.

 II – Problemi tjeter qe shfaqin keto raporte është fakti se ato mund të jene subjekt i perpjekjeve për “window dressing”, pra i perpjekjeve per të ndryshuar qellimisht vlerat e bilancit. “Window dressing” ndodh atehere kur shoqëria mundohet të ndryshoje vlera të zerave të caktuar të bilancit me qellimin e vetem për të paraqitur rezultate me të mira financiare. Raporti korrent dhe Raporti i shpejte jane qe të dy shume të ndjeshem dhe të prekshem nga perpjekje të tilla për manipulim, ndoshta me të prekshem se shume raporte të tjera financiare.

 

Permbledhurazi konkludojme mbi problemet qe paraqesin raportet statike te likuiditetit:

Likuiditeti si cilësi e një ndërmarrje varet më tepër nga dinamika e flukseve të ardhshme të parasë, dhe jo nga niveli i mjeteve monetare në një moment të caktuar kohe.

- Nuk ekziston asnjë lidhje direkte midis tepricave në bilanc të llogarive të kapitalit punues dhe flukseve të parasë.

-  Politikat e drejtuesve në lidhje me inventaret dhe llogaritë e arkëtueshme fokusohen së pari mbi përdorimin me efektivitet dhe përfitueshmëri të aktiveve dhe së dyti mbi situatën e likuiditetit.

 

Raportet dinamike si matës të likuiditetit të njësisë ekonomike

 Likuiditeti, eshte ne vetvete nje koncept dinamik. Ai ka te beje me flukset monetare te njesise ekonomike, pra nese do te jete shoqëria e afte te gjeneroje flukse te mjaftueshme hyrese ne arke per te perballuar flukset dalese te vazhdueshme te saj.

Per kete arsye, eshte me llogjike qe analizen e likuiditetit ta bazojme mbi tregues te llojit dinamik te cilet perdorin te dhena nga pasqyra financiare dinamike, sic eshte
Pasqyra e Flukseve te Parasë, ose edhe Pasqyra e te Ardhurave.
- Raporte të tilla dinamike mund të jene raportet e meposhtme:
-  Fluksi neto i parasë nga aktivitetet operative/
-  Detyrimet afatshkurtra

 Ky raport jep nje tregues te aftesise se shoqërise qe të prodhoje para, mjete monetare të mjaftueshme për të shlyer teresine e detyrimeve afatshkurtra të grumbulluara deri ne daten e bilancit.

Avantazh i ketij raporti - perpiqet të beje nje lidhje llogjike të detyrimeve afatshkurtra me flukset e parasë.

Disavantazh - mosperputhja kohore midis madhesise se vendosur ne numerues  dhe madhesise se vendosur ne emerues. Keshtu, ne numerues vendoset fluksi i parasë për vitin kontabel qe është mbyllur, kurse ne emerues vendosen detyrimet
afatshkurtra qe pritet të shlyhen vitin qe vjen dhe normalisht qe nuk mund të shlyhen me flukset e parasë qe i perkasin nje viti tashme të kaluar, por me ato qe do te gjenerohen ne vitin e ardhshem
.

Fluksi neto i parasë nga aktivitetet operative / Detyrimet totale

Ky eshte raporti i aftesise se firmes per te shlyer te gjitha borxhet dhe perben me teper nje mates te likuiditetit afat-gjate te nje shoqërie (nese mund te flasim per nje likuiditet te ketij lloji). Ai tregon aftesine e firmes per te shlyer te gjitha detyrimet e saj edhe ato detyrime që kanë afat maturimi më të madh se një vit – nepermjet flukseve hyrese te parasë të gjeneruara nga aktivitetet operative dhe eshte pra, nje tregues i kapacitetit te shlyerjes. Ky tregues llogaritet si plotesues i raportit (a) per te kuptuar me shume situaten e likuidatit te shoqerise. Gjithashtu, ky tregues mund te konsiderohet si nje tregues i riskut te larte dhe eshte vecanerisht i vlefshem te llogaritet ne situata te cilat te bejne te besosh qe nje ose disa nga kreditoret afat-gjate do te kerkojne shlyerjen e detyrimeve te tyre perpara afatit normal te maturimit.

 

Raportet dinamike te likuiditetit

Raportet dinamike te likuiditetit:

 Fluksi neto i parasë nga aktivitetet operative/DASH (aftesia e shoqërise qe të për të shlyer teresine e detyrimeve afatshkurtra )

 Fluksi neto i parasë nga aktivitetet operative/Detyrimet totale (aftesia e shoq per te shlyer te gjitha borxhet )

 Aktive likuide (të shpejta)/Flukset dalese ditore të Parasë nga operacionet (”intervali i lejueshem i mungeses se parase”).

Postuar: aleda
Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  


Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.