ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Niveli arsimor: I larte ,   Vendndodhja: Shqiperi > Tirane ,   Privat/Publik: Publik ,   Lloji i materialit: Leksion

Crregullimet e Ankthit

Crregullimet e ankthit, jane prishje relativisht e zgjatura te rrjedhes normale te jetes, te karakterizuara nag ankthi. Antkhi zakonisht perkufizohet si ndjenje jo e theksuar frike dhe pasigurie.

Data: 26 Jan 2010 15:42
ikub# 1001260082

relaxCrregullimet e ankthit, jane prishje relativisht e zgjatura te rrjedhes normale te jetes, te karakterizuara  nag ankthi. Antkhi zakonisht perkufizohet si ndjenje  jo e theksuar  frike dhe pasigurie. ankthi mund te quhet si nje frike ndaj kerkesave qei I behen ndaj individi, kur ai nuk e di me saktesi c’jane kerkesat. Personi vete, ne pergjithsi  nuk ka nje ide te qarte per arsyen  e vertet te ankthit. ne fakt  prirja eshte  per ta  shmangur  te menduarit per friken, sepse nje gje  e tille vecse e shton ate. te Personi me gjendje ankthi shpesh zhillohen  zjellje te caktuara ritualistike, qe e ndihmojne  per te ulur ankthin perkoheshisht, por qe ne fakt I shtojne problemet, sepse nuk I zgjidhim ato. Fillimisht frojdi  perdorte termin neuroze per te pershkruar  sjelljen anormale  te shkatuar nga ankthi. Por me pas ky term  u fut ne perdorimin e rendomte  popullor dhe nuk perdorej  me ne kuptimin e dikurshem specific. Prandaj DSM-III dhe DSM-III-R ai eshte i zevendesuar me termin “ crregullime individuale te ankthit “. Ketu  do te shqyrtojne kater lloje te crregullimesh te ankthit: crregullimin e panikut dhe agorafobine, fobite e thjeshta dhe ato sociale, crrregullimin e obsesionit te papermbajtur dhe crregullimin e ankthit te pergjithshem

 

Crregullimi I Panikut dhe Agorafobia

 

Crregullimi I panikut identifikohet nga shfaqja e krizave te panikut qe jane periudha te caktuara te ankthit te theksuar, qe karakterizohen nga marrja e frymes, marrja mendesh, keputje, dridhje, perzirje per te vjelle, mpirje, afsh te nxehte, ose ethe te ftohta, ose nga frika e vdekjes. Personi mund te pushtohet  nga pasiguria  dhe nga ndenja e fundit  te pasmangshem ( DSM-III-R, 1987). Krizat e panikut mund te zgjasin nga disa minuta deri ne  nje ore apo me teper. Ato jane te paprituara dhe  nuk shkaktohen nga situate  ankth-shkaktuese. Zakonisht crregullimet e panikut shfaqen  te te rinjte e te dy sekseve. Krizat e panikut  mund te perseriten  disa here ne jave, ngadonjehere edhe cdo dite. Prishja e nje mardhenie e te rendesishem shoqerore mund  te jete premise per nje crregullim paniku . Ky crregullim I panikut shfaqet  si nje shqetesim I vetem, ai mund te te shoqerohet vetem me nje demtim minimal te funksionit shoqeror, gjithesesi ai shoqerohet shpesh nga agoraphobia.

Agorafobia ndodh kur Personi ka frike nga vended he situata prej te cilave e ka te veshtire  ose I vjen zore te largohet, vecanerisht kur shfaq simptoma qe e bejne ate te paafte te veproje. Ai ka frike te ndodhet  jashte shtepise, ne mes te nje turme ose duke udhetuar, ka frike mos rrezohet, I merren mend ose mos I krijohet nje problem shqetesues. per shkak te kesaj ndjenje  frike te theksuar, Personi  zakonisht I kufizon udhetimet. Ngadonjehre aim und te  udhetoje I shoqeruar dhe deshiron te duroje  gjendjen e ankthit duke synuar te arrij dicka.  Agorafobia eshte tipike te te rinjt dhe me shpesh midis femrave sesa meshkujve. Nje individ mundet te kete kriza te verteta paniku ose jo, por mund te t’I shfaqe edhe ndonje nga simptomat e vecanta. Kerkimet me te fundit, tregojnen se agrofobia dhe crregullimet e panikut shpesh ndeshen se bashku dhe mund te kene nje baze te perbashket gjenetike.

 

Postuar: honkyponky
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.