ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Moda pe.)
Nuk ka nen-kategori



Niveli i veshtiresise: Mesatar

Si te pershtasim rripin me veshjen, per tu dukur sa me femerore?

nga mumu

Rripi është kthyer në modë me të madhe, mu sikur të donte të përputhej me filozofinë e ‘shtrëngimit të rripit’ që mbretëron tani në botë. Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos rripi i madh, i cili vihet lart, mbi bel.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

 Shtëpitë e modës "Chanel" dhe "Dior" e kanë nënshkruar këtë aksesor të modës në javët e fundit të shfaqjes së koleksioneve të tyre. Për pranverë paralajmërojnë gurë shkëlqyes në rripa të hollë, sikur ata nga koleksioni “Lanvin”.

 

donna2

 

Porosia joshëse që bartë rripi është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave. Rripi është një aksesor unik i modës, meqë mund të kombinohet me shumëçka, mjafton që ta lini të lirë imagjinatën tuaj. Pamja e ashtuquajtur ‘casual’ e xhinseve dhe këmishës së hollë mund të plotësohet me rrip i cili bie lehtazi në ije, e për mbrëmje mund të përgatiteni ashtu që vishni pantallona të ngushtë në kontrast me tunikën e gjerë, e cila lidhet me rrip të gjerë.

Por, që të theksohet beli, me rëndësi është që pjesa e epërme apo e poshtme e gardërobës të jetë voluminoze, përndryshe rripi e humbë qëllimin e tij. Zgjedhja e materialit për rrip është e pafundme, duke filluar nga lëkura e deri te druri, kursedetajet në formë të kristaleve spo tokëzës unike mund të jenë zëvendësim i mirë për stoli. Për një përshtypje unike blini rripin që ka pamjen e qaforeve unike - "statement". Sido që të jetë, pa marrë parasysh se për çfarë varianti të rripit të përcaktoheni, me rëndësi është feminiliteti i personit që e bartë.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!

Intech

ARTIKUJ TE NGJASHEM
1 Te bukura lulet!
2 Ti pershtatemi modes dhe pranveres ne veshje..
3 Fustanet, kur femrat duken si kukulla
4 Këtë verë në modë janë kaçurrelat
5 JO pa canten time !
6 Simbolet kryesore te modes, kush i ka shpikur

NGA KY PERDORUES
1 Belek Beach Resort Hotel 5*
2 Temperatura te larta dhe make-up
3 Otium Art Hotel 5*
4 Xhinset, veshje në trend dhe praktike
5 5 hapat qe ju largojne nga stresi
6 Te mirat shendetesore nga perdorimi i rrushit
Postuar: mumu
Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  


Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.