ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Embelsi.)
Nuk ka nen-kategori



Niveli i veshtiresise: Mesatar

Si mund te pergatise nje torte me cokollate?

nga mumu

Recete per te pergatitur torte me cokollate.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

f.0214192030918_m

Për patishpan: 8 ve, 8 lugë sheqer, 2 lugë miell, 150 gr arra të bluara, lëvore e portokalli e kaluar në rende.
Kremi: 6 të verdha të vesë, 2 të bardha të vesë, 8 lugë sheqer,100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë, 2 lugë kakao pluhur, 100 gr çokollatë.
Shurupi: 1 dcl ujë (7 lugë ujë), 100 gr sheqer, 1 lugë rum.
Glazura: 100 gr çokollatë,3 lugë vaj

Çokollata shkrihet mbi avull. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të shkrihet sheqeri dhe të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej. Shtohet mielli dhe arrat e bluara lugë duke e përzier masën me lugë e jo me mikser. Hidhet pastaj çokollata e shkrirë dhe lëvorja e portokallit. Masa derdhet në kallëp në formë zemre ose të rrumbullakët, të lyer me yndyrë dhe të përmiellur, ose të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temperature 170 gradë C për 50 min.

Sherbeti vlohet 5 min. pastaj hidhet rumi. (Me këtë sherbet të ftohur spërkaten koret e patishpanit pasi të priten,e pastaj lyhen me krem).

Çokollata shkrihet në avull. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur deri sa të filloj të fryhet. Në enë të veçantë, mbi avull, tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të zbardhen dhe të shkrihet sheqeri. Vezët i shtohen gjalpit të tundur duke i tundur së bashku gjersa Masa të kompaktësohet. Një e treta e masës veçohet, kurse në pjesën tjetër shtohet çokollata e shkrirë mbi avull dhe kakaoja duke e tundur deri sa të bëhet e njëllojtë. Patishpani i ftohur pritet horizontalisht, spërkatet me sherbet dhe lyhet me kremin me çokollatë, kurse mbi dhe anash lyhet me kremin e veçuar pa çokollatë. Shkrihet çokollata mbi avull duke ia hedhur vajin dhe duke e përzier vazhdimisht. Glazura hidhet mbi torte duke e lyer tërë sipërfaqen dhe anash.

Intech

ARTIKUJ TE NGJASHEM
1 Embelsire ftoi
2 Tortë çokollate
3 Si mund te pergatise nje embelsire me dardhe dhe miell misri?
4 Tollumba
5 Ëmbëlsirë me spinaq
6 Mos i mësoni fëmijët me ëmbëlsira

NGA KY PERDORUES
1 Belek Beach Resort Hotel 5*
2 Temperatura te larta dhe make-up
3 Otium Art Hotel 5*
4 Xhinset, veshje në trend dhe praktike
5 5 hapat qe ju largojne nga stresi
6 Te mirat shendetesore nga perdorimi i rrushit
Postuar: mumu
Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  


Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.