ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Software)
Nuk ka nen-kategori



Niveli i veshtiresise: Elementar

Si të zbukuroni Windows 7 me AeroWorks

nga lepuri

Një gjë është e sigurt se shumë përdorues anembanë botës pëlqejnë jashtëzakonisht shumë veshjet zbukuruese për aplikacionet e tyre.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

c1

Nëse dëshironi një rrugë të thjeshtë për të zbukuruar superbarin e Windows 7 atëherë provoni AeroWorks, që është një program i thjeshtë për tema, që është krijuar nga përdoruesi i DeviantArt, Solo-Dev.

Ky program ofrohet me shtatë veshje të cilat mund  të shikohen paraprakisht me një klikim dhe mund të aplikohen me një klikim tjetër. Ato janë aktive vetëm kur funksionon AeroWorks, kështu që sigurohuni të klikoni në shigjetën e vogël të gjelbër në skajin e djathtë lartë dhe jo X-in e kuq, kuptohet pasi të keni bërë një ndryshim.

Kreatorët planifikojnë të paraqesin tri versione në momentin që kompletohet AeroWorks – versionin pa pagesë, atë bazë dhe versionin ultimate. Gjersa mund të nënkuptohet se versioni bazë nuk do të përkrahë diçka më tepër sesa atë që po shihni në imazh, por juve ju ofrohet edhe një mundësi për të modifikuar veshjet ekzistuese përmes shfrytëzimit të editorit tuaj më favorit. Ju duhet të shfletoni së pari follderin AeroWorks/Skins dhe të merrni përsipër skedarët që dëshironi të editoni, dhe prej këtij momenti ju jeni gati për nisje.

Nuk kërkohet patch për ndonjë skedarë të sistemit dhe programi shfrytëzon vetëm 8 MB të memories tuaj (sasi të cilën sigurisht mund ta ndani).

Në bazë të testimeve të bëra mund të thuhet se ky program nuk punon mjaft mirë me superbarin nëse vendoset vertikalisht. Por ju mund të pranoni rezultatet të pranueshme nëse bëni një editim të duhur në vete. Së dyti, dritarja e programit është përpunuar paksa tepër me Aero dhe është shumë vështirë të lexohet tekstit në prapavijat e nënvizuara.  Për ta lexuar është dashur ta ndërrojmë prapavijën e dekstopit.

Por të lemë anash ankesat sepse AeroWorks është i bukur, ka ndikim të vogël në rrugën për të përshtatur sipas dëshirës superbarin tuaj të Windows 7.

Intech

ARTIKUJ TE NGJASHEM
1 Si të bëjmë kalim me lehtësi nga XP në Windows 7?
2 Si të beni Vista-n të duket, të ndihet dhe të veprojë si Windows 7
3 Si të rregullojmë me një klikim në Windows Vista dhe Windows 7?

NGA KY PERDORUES
1 Mancini: Mario Balotelli do ta pushtojë Anglinë
2 Reagimet e trajnerëve pas shortit të Serie A
3 Juventus, ofertë për Nicolas Burdisso
4 Adriano Galliani: Dyshoj se do ketë transferime
5 Sir Alex Ferguson: Pasuesi, të mos frikësohet nga historia
6 Chelsea të finalizojë transferimin e Ramires
Postuar: lepuri
Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  


Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.