ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Bukuria)
Nuk ka nen-kategori



Niveli i veshtiresise: Mesatar

Si mund te bejme nje grim Heavy Metal

nga mumu

Grimohuni me ngjyre metalike, pasi ky stil është shumë në modë.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

_4minidarkLëkura e njomë, vija të rënda metalike, dhe flokë të ngritura janë elementet kryesore për këtë pamje të fortë dhe seksi!

Fytyra

Qëndroni sa më larg lëkurës së zbehur, këtë mund ta bëni me një korrektor duke i mbuluar defektet dhe njollat në mënyrë që lëkura juaj të duket e përsosur. Ketë mund ta arrini duke përdorur korrektorin e mirë dhe të efektshëm të markës Jane Iredale “PurePressed Base”. Mollëzat tuaja mund të i hijezoni me ngjyrë roze ose pjeshke varësisht nga ngjyrës së fytyrës suaj.. Përdoreni pudrën në vend të kremit, kështu fytyra juaj merr ngjyrë më delikate. Provojeni pudrën e markës “M&S Essential Colours Powder” me ngjyrë roze të zymtë ose markën tjetër të Body Shop’s, “Kiss Of Colour Cheek Blush” me ngjyrën më të çelët roze.

Sytë

Sytë janë ata që së pari bien në sy. Filloni duke lyer kapakët e syve me ngjyrë argjendi duke përdorur markat e Boots, “Debenhams and House Of Fraser” ose markën tjetër, Myface Blingtone ndërsa për të bërë hijezimin e syve me ngjyrë të hirit metalike zgjidheni markën Single Eyeshadow. Përdoreni ngjyrën të hirit të mbyllur dhe vendoseni hijen në bishtin e syve. Provo hijezimin e hirit të errët të markës 17 Solo ose markën “Maybelline Expert wear Mono” për të bërë hijen e zezë metalike Nëse këto dy marka nuk ju përshtaten atëherë zgjidheni markën “Bourjois Smoky Eyes”, të cilat kanë tri nuancat e ngjyrës së hirit. Ngjyrën e zezë vendoseni nën sy në vend të lapsit ose lapsit të zi të lëngshëm. Zgjidheni një brushë të vogël dhe përhapeni ngadalë duke mbuluar dhe formësuar hijen e bishtit të syrit. Provo lapsin e zi të “Max Factor” ose atë të “L’Oreal”, të theksuar me minerale. E nëse merrni guximin atëherë përmbi hijen e zezë vendoseni edhe një vi të argjendi… Për qepalla më me volum mund të zgjidhni maskara të markave si “Clinique High Impact”, ose “Too Lash Injection”. Për vetulla zgjidhni ngjyrën e zezë natyrale të markës “Eylure Naturalites” ose markën tjetër Mister.

Buzët

Ngjyrat neutrale ose të zbehta i përshtatën më shumë këtij lloj grimi. Provo buzëkuqin e markës Revlon Matte Lipstick atë me ngjyrë lëkure (tejdukshme). Për t’u dukur buzët më të fryra bëjeni kufizimin e tyre me laps ngjyrë natyrale ( të zbehtë).

Thonjtë

Me këtë lloj grimi ngjyra perfekt për thonjtë tuaj të dorës është e zeza. Provo markën “2True Nail Polish Gloss” apo markën tjetër “Barry M varnish”

Flokët

Me këtë grim preferohen flokët të dukën sa më të “pakrehura” të jenë të ngritura lartë që japin pamjen ekstreme dhe ekstravagante dhe këtë mund ta bëni duke përdorur sprejin e flokëve të markës “Phil Smith Xtreme Style” ose sprejin e Andrew Barton “Hold It Right There Hairspray”.

Intech

ARTIKUJ TE NGJASHEM
1 Mitet dhe të vërtetat mbi grimin
2 Rregullat për një grimosje të shpejtë
3 Këshillat e grimierëve: Cilat hije përshtaten më mirë me ngjyrën e syve tuaj
4 Grimi që fshin vitet: Dukuni më e re për 10 minuta
5 Grimi në botën e punës
6 Grimi për sy të gjelbër

NGA KY PERDORUES
1 Belek Beach Resort Hotel 5*
2 Temperatura te larta dhe make-up
3 Otium Art Hotel 5*
4 Xhinset, veshje në trend dhe praktike
5 5 hapat qe ju largojne nga stresi
6 Te mirat shendetesore nga perdorimi i rrushit
Postuar: mumu
Kontakto Postuesin
Emri juaj:  
Email juaj:    
Permbajtja  


Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.