.

Por pasi e keni marre vendimin se cfare tipi dasme doni, pervishni menget dhe futjuni punes:
Si te beni dasmen e endrrave tuaja
Hapi 1
Percaktoni llojin e dasmes qe deshironi dhe shikoni nese eshte e arritshme. Perpara se te nisni te planifikoni detajet e dasmes duhet te merrni keto vendime. Nuk mund te shpresoni te beni dasmen e endrrave pa i kuptuar mire keto endrra. Listoni te gjitha vecorite qe e bejne perfekte nje dasem dhe mundojuni te shmangni gjerat e paarritshme qofte edhe financiarisht. Mund te keni enderruar nje ceremoni ku nusja hyn brenda me pajton e terhequr nga nje kale I bardhe por nese vendi qe keni prenotuar per dasmen nuk lejon psh kafshe atehere kjo gje nuk mund te ndodhi.
Hapi 2
Punoni se bashku me bashkeshortin e ardhshem. Veshtire se do mund te beni dasmen e endrrave tuaja nese personi I dashur kundershton cdo vendim qe ju beni gjate planifikimeve. Prandaj punoni se bashku si ne skuader dhe do e keni shume te lehte ti beni gjerat ashtu si doni.
Hapi 3
Paguajeni vete cdo gje nese doni ti vendosni ju rregullat, vetem nese prinderit (apo kushdo qe I paguan shpenzimet) jane aq dashamires sa te paguajne shpenzimet pa nderhyre ne planifikime. Ndonjehere e vetmja menyre per ta patur teresisht nen kontroll situaten eshte te mos pranoni asnje asistence financiare. Asistenca financiare ndonjehere konvergjon ne nje situate ku financuesi do te vendosi apo marre pjese aktive ne planifikimet e dasmes.
Hapi 4
Mos e kufizoni veten ne interpretimin klasik te dasmes. Nese gjithnje keni menduar qe muzika tradicionale e hyrjes se nuses dhe dhendrrit eshte koti dhe jasht mode atehere mos u trembni te kerkoni ndonje tjeter qe realisht ju perfaqeson te dyve. Kush thote qe dasma duhet patjeter te kete shoqeruese te nuses apo dhendrrit? Kush thote qe ceremonia juaj duhet te kete nje tufe te ftuarish? Kush thote qe s’mund ta ftosh nje lagje te tere ne dasem? Eshte dasma juaj. Bejeni te vecante, sipas vecorive specifike qe mendoni ju dhe partneri juaj.
Hapi 5
Kini parasysh qe kjo eshte vertete nje dite e vecante dhe s’ka asgje te keqe ta planifikoni ne detaje ekzaktesisht sic e doni ju. Natyrisht nuk keni perse beheni kokemushke por nga ana tjeter duhet te qendroni te fokusuar tek gjerat qe doni ju. Ky eshte fillimi I jetes suaj martesore me personin qe doni. Duhet te kembengulni qe te keni dasmen qe keni deshiruar gjithmone edhe pse kjo mund te kerkoje pak sforco.