
(Shikoni videon tonë “Is That Ink Cartridge Really Empty?” në find.pcworld.com/62939.) Në secilin rast, askush nuk dëshiron të paguajë shumë për patronat e shtrenjtë, kështu që këtu keni disa mënyra si të ulni konsumin.
1. Blini mbushjet e ngjyrës pa marka: Siç kemi theksuar në artikullin “Cheap In: Will It Cost You?” (find.pcworld.com/61892), boja e lirë e prodhuesve të ndryshëm shpesh mund të printojnë më shumë faqe se ajo origjinale, por kualiteti dhe rezistimi i ngjyrës mund të jetë më i dobët. Por edhe nëse do të kurseni ca para, mund të mos jeni të kënaqur me kualitetin e fotografive të printuara.
Nëse printoni më shumë tekst, zgjedhja e produkteve të lira ka kuptim. Kjo vlen gjithashtu edhe për printerët laser. Për vite me radhë kam riprodhuar tonerat në laserët e mi HP dhe Brother, të cilët kanë ofruar rezultate të shkëlqyera.
Kursimi i përafërt: 30$ në zëvendësimin e bojës së zezë për printerin HP 45 inkjet.
2. Përdorni printerin në opsionin ekonomik: Për një detyrë shkollore ose prezantim biznesi, përdorni opsionin ekonomik. Ky opsion harxhon më pak ngjyrë duke rezultuar në printim më të zbehtë (por të lexueshëm). Para se të printoni, hapni opsionet nga kutia dialoguese e printerit dhe kërkoni opsionet Draft Mode, Economy Mode, Toner Saver ose të ngjashme. (Në disa printerë inkjet, kualiteti “Fast” është për opsionin ekonomik.) Mendoni ta bëni këtë opsion standard (ose kualitet të lartë) për dokumentet që e kërkojnë atë.
Kursimi i përafërt: 25$ në vit.
3. Printoni dy faqe në secilën fletë: Ngushtoni dokumentet dhe kurseni. Shumica e printerëve ofrojnë mundësinë e printimit të dy faqeve në një fletë. Secila faqe reduktohet në madhësi dhe rrotullohet 90 gradë, kështu që dy faqet vendosen njëra pranë tjetrës në një fletë (në formë libri).
Programet si Word dhe Adobe Reader e ofrojnë këtë opsion në menynë Print. Për programet që nuk e kanë (si Firefox), mund të hapni menynë Properties, zgjidhni printerin dhe kërkoni menytë ‘page layout’ ose ‘page scaling’. Kjo nuk është praktike për nevojat e printimit, por do t’ju kursejë ngjyrë dhe letër.
Kursimi i përafërt: 20$ në vit.
4. Printoni në PDF: Mënyra më e mirë për të kursyer letër dhe ngjyrë është mos t’i përdorni ato. Kur është e mundur, “printoni” dokumentet tuaja në PDF të cilat mund t’i ruani në PC ose t’i dërgoni me e-mail te të tjerët. Më pëlqen CutePDF Writer (find.pcworld.com/56229) një “printer” falas që ju lejon të ktheni cilindo dokument virtual në PDF. Kështu që para se të klikoni Print, pyesni veten nëse ju apo marrësi i dokumentit do ta pranonte dokumentin në formë elektronike.
Kursimi i përafërt: 20$ në vit.
5. Blini printerë laser: Nëse nuk printoni shpesh fotografi apo nëse dëshironi të bëni kopje të shtypura të pagesave në rrjet dhe dokumenteve të tjera tekst, mund të kurseni para duke zgjedhur një printer laser të lirë, për punët rutinë dhe duke përdorur shërbimet online për printim të fotografive. printerët laser ende kushtojnë më shtrenjtë se ata inkjet, pro kostoja më e ultë për printimin e një faqe mund ta bëjë të arsyeshëm dallimin në çmim. Mund të bëni kalkulimet tuaja me një tabelë që mund ta gjeni në Nifty-Stuff.com (klikoni ‘printer Total Cost Of Ownership’).
Kursimi i përafërt: Varet nga shprehitë tuaja të printimit.