Atentati ndaj tij është i denjë për të prodhuar një film hollivudian me bazë trafikun e drogës, femrat dhe shumë të tjera. Dalin në skenë fakte të reja për futbollistin e kombëtares së Parabuajit, Salvador Cabanas që në Janar u plagos rëndë në kokë, në një atentat.
Sulmuesi në fjalë ka kërkuar të joshë Areth Teran, mikeshën e "El Coqui", drejtues i një karteli droge i cili më pas mandatoi disa të tjerë për të vrarë Cabanas, dhe për të marrë hak.
Cabanas, sulmuesi i “America”, klub meksikan u plagos në 26 Janar në banjën e një lokali. Ai që inicioi sulmin ishte pikërisht "El Coqui", që nga burgu ka kërkuar vrasjen për fyerjen e pësuar.
Ekzekutori dyshohet se është Josè Garza, i quajtur "El Modelo”, biznesmen i hetuar për pastrim parash. Dëshmia e dhënë nga bukuroshja meksikane Silvia Irabien, ish konkurrente e “Big Brother” konfirmoi motivet dhe u kërcënua me vdekje. Një telenovelë e vërtetë…