ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Champio.)
Nuk ka nen-kategori


Milan, Leonardo: Hasëm në një skuadër e cila e kishte natën e saj


11 Mar

Trajneri i Milanit, Leonardo pas humbjes së thellë ndaj Mançester Junajtedit, 0:4, ka pranuar se detyra e skuadrës së tij për t’u kualifikuar ka qenë e vështirë

Burimi:

Eurosport

Milan humb“E kemi ditur se duhet të bëjmë një punë të pabesueshme për të përmbysur epërsinë nga ndeshja e parë, por Mançester Junajtedi e filloi furishëm ndeshjen dhe që në nismë shënoi gol. Sinqerisht, kam besuar në kualifikim pas ndeshjes së parë dhe këtë e kam bazuar në lojën që kemi treguar në ‘San Siro”, ka thënë Leonardo, duke shtuar:  

“Mirëpo hasëm në një skuadër e cila e kishte mbrëmjen e saj dhe e cila ka shumë talente që kanë dëshirë të madhe për t’i dëshmuar vlerat e tyre. Megjithatë, rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje ishte pasojë e rënies së moralit tonë kur rivali shënoi golin e epërsisë, pasi ishim të vetëdijshëm se na duheshin tre gola për të kaluar më tej.  

Nuk dua ta fsheh faktin se suksesi në Ligën e Kampionëve ishte njëra nga ambiciet tona, kurse përjetuam humbje dhe atë humbje të rëndë nga një skuadër e cila po ashtu është pretendente e madhe për titull. Përveç kësaj, Mançester Junajtedi është edhe në formë të shkëlqyeshme”.  

Ndërkaq sa i përket shishes së verës që e mori si dhuratë nga Fergusoni pas ndeshjes, trajneri i Milanit nënvizoi: “Për shkak të humbjes ajo do jetë me shije të hidhur. Por, fatkeqësisht futbolli është i tillë, dikush duhet të fitojë e dikush të humb. Me rëndësi është miqësia, ‘fair-play’ dhe të pranosh se në një ditë dikush ishte më i mirë se ju”.


Albanian Motor Company

SONDAZH
Arbitrimi i keq!
(Si mendoni se zgjidhet?)

Albanian Motor Company
Postuar: sportisti01
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.