ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Champio.)
Nuk ka nen-kategori


Real, Guti: Është dashur të luajmë më shumë kolektivisht ndaj Lyon


11 Mar

“Edhe një herë treguam se në ndeshjet e mëdha nuk e kemi forcën e duhur për të bërë diferencën” tha Guti

Burimi:

marca.com

Reali humb me LyonPër të gjashtin vit radhazi Reali i Madridit është përshëndetur nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales. Kapiteni i “klubit mbretëror”, Guti nuk e ka fshehur zhgënjimin e madh pas eliminimit nga Lioni. 

“Dëm i madh, edhe një herë treguam se në ndeshjet e mëdha nuk e kemi forcën e duhur për të bërë diferencën. Nuk mund të bëjmë justifikime. Është dashur të luajmë më shumë kolektivisht, e jo të bazohemi në individë. Kjo vlen sidomos për pjesën e dytë, në të cilën nuk luajtëm si duhet”, ka thënë Guti, duke shtuar:  

“Lioni filloi të sulmojë në atë moment kur e kuptojë se ne nuk po i bëjmë presion si në pjesën e parë. Ky ishte momenti kur ne nuk luajtëm lojë kolektive. Tani nuk na mbetet tjetër gjë, veçse të përqendrohemi në garën për titull kampioni në ligën spanjolle, sepse ai është trofeu i vetëm që na ka mbetur për ta fituar”.


Albanian Motor Company

SONDAZH
Arbitrimi i keq!
(Si mendoni se zgjidhet?)

Albanian Motor Company
Postuar: sportisti01
Shiko artikuj te tjere per:


E pra ndeshjet nuk fitohen vetem me para dhe reklama futbollistesh modele... por me deshire dhe zemer. Qe kur iku Zidan dhe Del Boske reali nuk ka ngritur me koken....
pandi (Para 5 muajsh)
 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.