ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Champio.)
Nuk ka nen-kategori


Trajneri Pellegrini: Unë jam përgjegjës për eliminimin e Real Madrid


11 Mar

“Unë jam përgjegjësi kryesor për një epilog të tillë pas dy ndeshjeve me Lionin. Por, këtë moment të vështirë duhet ta tejkalojmë” tha kiliani

Burimi:

marca.com

kaka LyonTrajneri i Realit të Madridit, Manuel Pelegrini ka marrë përsipër përgjegjësinë për eliminim nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 së finales nga Lioni. 

“Unë jam përgjegjësi kryesor për një epilog të tillë pas dy ndeshjeve me Lionin. Por, këtë moment të vështirë duhet ta tejkalojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë për kampionatin në Spanjë. Për çështjen time janë drejtuesit e klubit ata që vendosin”, ka pohuar Pelegrini, i cili duket se e ka të qartë se ky eliminim nga Liga e Kampionëve mund të shënojë fundin e aventurës së tij në drejtim të “klubit mbretëror”.

“Kishim disa periudha të mira në lojë, por dy raste tejet të mira i lëshuam në pjesën e parë. Në 45 minutat e dytë luajtëm disi të brengosur, sikur frikësoheshim që të mos pësojmë gol, kurse kur ndodhi një gjë e tillë të gjitha planet tona u shkatërruan. Dëm i madh, sepse të gjithë ëndërronim se do të luanim në finale në ‘Santiago Bernabeu’”, ka përfunduar Pelegrini.


Albanian Motor Company

SONDAZH
Arbitrimi i keq!
(Si mendoni se zgjidhet?)

Albanian Motor Company
Postuar: sportisti01
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.