ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Aktuali.)
Nuk ka nen-kategori


Dialogu mesdhetar, endrra qe po behet realitet


11 Mar

Dialogu civil dhe nderkulturor mes popujve te Mesdheut, eshte nje enderr, e cila po kthehet ne realitet.

Burimi:

Koha Jone

mesdheuNje fakt te tille e kane nenvizuar gjate diskutimeve te tyre per tre dite me radhe, perfaqesues nga 43 vendet e Bashkimit per Mesdheun, te mbledhur gjate nje forumi ne Barcelone te Spanjes, organizuar nga fondacioni "Anna Lindh". Me paralajmerimin se ne vitin 2012 ai do te grumbulloje mbi 1000 organizata te shoqerise civile te bashkuara ne rrugen e forcimit te besimit ne vlerat e perbashketa mesdhetare, per tre dite me radhe ky organizem per dialog nderkulturor, realizoi debat aktiv dhe aktivitete te perbashketa, duke mbledhur me sukses se bashku per here te pare numrin me te madh te organizatave te shoqerise civile nga 43 vendet anetare te Bashkimit per Mesdheun. "Nuk mund te kete kufizime ne ambicien tone per t'i mbledhur njerezit se bashku per dialog. Sa i perket nivelit te pjesemarrjes kolektive si dhe cilesise se debateve dhe veprimeve te propozuara, Forumi Anna Lindh ka qene nje sukses pertej parashikimeve tona dhe perfaqeson nje frymezim per te gjithe ne, qe jemi duke punuar per nje te ardhme te perbashket mesdhetare", ka deklaruar ne perfundim te ketij forumi, André Azoulay, president i "Anna Lindh". Konkretisht, ne kete mbledhje tre-ditore jane kombinuar debatet mbi ceshtjet kyce qe kane te bejne me thelbin e marredhenieve nderkulturore midis njerezve ne rajonin e Mesdheut, si dhe platforma e pare per Rrjetet e ndryshme Kombetare te Shoqerise Civile te Fondacionit "Anna Lindh" per ndarjen e ideve, zhvillimin e partneriteteve te reja dhe pergatitjen e veprimeve te reja ne nivel lokal dhe nderkombetare. Me tej, jane percaktuar edhe prioritetet per aktoret e shoqerise civile sic eshte perfshija e tyre ne programe perforcimin e arsimit, levizshmerise, iniciativat e emigranteve, qytetarise kulturore, duke rritur koordinimin midis iniciativave aktuale dhe dialogut rajonal, sigurimi i barazise ne kuptimin e pjesemarrjes se shoqerise civile nga te dy brigjet e Mesdheut, pergjigje ndaj sfidave te papunesise dhe ndikimi i krizes globale ekonomike mbi marredheniet nderkulturore ne rajon. Ne fund te mbledhjes 3-ditore, u tha sesi forumi i ardhshem do te mbahet ne vitin 2012 i cili do te shenoje edhe fillimin e fazes tjeter te programit te veprimit ne gjithe Bashkimin per rajonin e Mesdheut. "Unioni Mesdhetar, nje realitet" Rezultatet e reja te zbuluara ne Forumin e Dialogut ne Barcelone mes 43 vendeve, theksuan mbeshtetjen e popujve dhe te shoqerise civile te rajonit ne favor te nje Bashkimi per Mesdheun. Ne qytetin e Barcelones, ku Partneriteti Euro-Mesdhetar eshte themeluar ne vitin 1995 dhe qe nga sot eshte shtepia e Sekretariatit te ri te Bashkimit per Mesdheun, 1000 perfaqesues te shoqerise civile nga 43 vende partnere jane mbledhur ne takimin e "Anna Lindh Forum" per dialog nderkulturor. Duke folur ne hapjen e inaugurimit zyrtar, ministri i Jashtem spanjoll Migel Angel Moratinos tha se qe nga viti 1995, "ne kemi qene duke punuar per nje enderr". "Nje enderr per te krijuar nje hapesire te perbashket te paqes dhe te kembimit. dhe ne kete mbledhje te sotme me popujt nga i gjithe rajoni, se bashku me krijimin e Sekretariatit te Bashkimit per Mesdheun, paraqitet nje moment historik ne kete proces", ka theksuar me tej ai. Konkretisht, mengjesin e pare, forumi filloi me nje debat mbi konstatimet fillestare te "Anna Lindh 'Gallup Poll' mbi prirjet nderkulturore, i cili eshte realizuar per here te pare me me shume se 13,000 njerez ne vendet e Bashkimit per Mesdheun. Ai konstatoi se shumica e njerezve jane ne favor te bashkepunimit te Mesdheut. Nga ana e tij, André Azoulay, president i Fondacionit "Anna Lindh" tha se "kjo pune unike ne raportin e pare te "Euro-Mediterranean Intercultural Trends" perforcohet nga prania ketu ne Barcelone qindra e perfaqesuesve te shoqerise civile nga 43 vendet e Partneritetit, gje qe tregon se Bashkimi per Mesdheun eshte nje realitet". Rezultatet e plota te raportit te "Anna Lindh", e cila gjithashtu ka nje fokus tematik ne rolin e mediave per formimin e perceptimeve publike, do te publikohet ne qershor, ku do te perfshihen prirjet nderkulturore ne rajonin euro-mesdhetar dhe me nje perspektive per te vepruar si nje monitor i trendeve nderkulturore permes edicioneve te rregullta cdo dy vjet. Moratinos: Po punojme per nje enderr ministri i Jashtem spanjoll, Migel Angel Moratinos: "Qe nga viti 1995, ne kemi qene duke punuar per nje enderr. Nje enderr per te krijuar nje hapesire te perbashket te paqes dhe te kembimit ne Mesdhe. dhe ne kete mbledhje te sotme me 43 popujt nga i gjithe rajoni, se bashku me krijimin e Sekretariatit te Bashkimit per Mesdheun, paraqitet nje moment historik ne kete proces". André Azoulay, president i "Anna Lindh" "Nuk mund te kete kufizime ne ambicien tone per t'i mbledhur njerezit se bashku per dialog. Sa i perket nivelit te pjesemarrjes kolektive si dhe cilesise se debateve dhe veprimeve te propozuara, Anna Lindh Forumi ka qene nje sukses pertej parashikimeve tona dhe perfaqeson nje frymezim per te gjithe ne, qe jemi duke punuar per nje te ardhme te perbashket mesdhetare". Cfare eshte "Anna Lindh Foundation"? Kjo eshte nje organizate e perbere nga burime te 43 vendeve te Bashkimit per Mesdheun te cilet synojne dialogun midis kulturave te tyre. Me seline e tij ne Barcelone, ky fondacion drejton nje rrjet se bashku me qindra organizata te tjera te shoqerise civile, te cilat angazhohen ne nje rruge te perbashket per te forcuar besimin ne vlerat e perbashketa.


Artikuj te ngjashem »
Dieta mesdhetare ul vdekshmerine
Të bashkuar për Mesdheun
Shqipëria një pikë turistike tërheqëse në Mesdhe
Mrekullite e Mesdheut me Krocieren MSC Magnifica
Mesdhe, vala e të nxehtit do perfshije rajonin
Meteorologët: Reja e hirit spostim drejt Mesdheut

SONDAZH
Anetaret e Gjykates se Larte!
(A duhet te ndikojne lidhjet politike ne emerimin e tyre?)

Postuar: argjenti
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.