ikub.al Shfleto Etiketat Sot
Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 

Tema (Kronike)
Nuk ka nen-kategori


Vrasja te Universiteti i Shkodrës, vetëdorëzohet në polici autori


11 Mar

U vetëdorëzua në polici autori i vrasjes së ndodhur tri ditë më parë në afërsi të Universitetit të Shkodrës.

Burimi:

Lajmi i Fundit

shkodraBurime zyrtare të policisë së Shkodrës, thanë se shtetasi T.Brahimi, 16 vjeç, është paraqitur me vullnetin e tij në polici duke u vetëdorëzuar.
Ai ka dorëzuar gjithashtu në polici edhe armën e përdorur në krimin ku vrau bashkëmoshatarin e tij, 17-vjeçarin Eduart Thana.
Prej dy ditësh autori i vrasjes së adoleshentit ishte shpallur në kërkim ndërsa policia ishte vënë në ndjekje të tij.
Në orët e mbrëmjes së sotme, i riu është paraqirtur në polici dhe ka kërkuar ti nënshtrohet hetimeve për akuzën e vrasjes.
Identifikimi i autorit të vrasjes, u bë një ditë pas krimit të ndodhur pranë një lokali te Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Vrasja ka ndodhur pas një sherri banal mes dy bashkëmoshatarëve.


Artikuj te ngjashem »
Vrasja e 3 vëllezërve në Devoll, hetim policisë
Vrasja e ish-deputetit Xhindi, policia përparësi zbardhjes
Podgoricë, 12 vjet burg shqiptarit, vrau ne 1990 në SHBA
Publikohet videoja për vrasjen e civilëve në Irak
Vrau gruan per nje loje me letra
Vrasja në piknik në Dibër, gjykata “burg pa afat” autorit

SONDAZH
Anetaret e Gjykates se Larte!
(A duhet te ndikojne lidhjet politike ne emerimin e tyre?)

Postuar: argjenti
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 29 Kor 2010 22:56:43.