Sipas informacioneve të ditës së sotme, prurjet në Fierzë dhe në dy HEC-et tjera n Drin nuk janë problematike, por sipas KESH, hidrocentralet kanë trashëguar prej ditësh një nivel uji problematik.
Mesditën e sotme hidrocentrali i Fierzës ndodhej në kuotën 293.72 metra nga 296 metra që është niveli maksimal i lejuar ndërsa prurjet janë në 500 m3ujë/sek.
Në Koman, prurjet janë 130 m3ujë/sek ndërsa niveli aktual i liqenit është në kuotën 171.7 metër nga 176 metër që është kakaciteti maksimal mbajtës.
Në HEC-in e Vaut të Dejës, sipas informacioneve nga KESH< niveli është 75.3 metër ndërsa prurjet janë në 30 m3ujë/sek.
Korporata Elektroenergjitike ka njoftuar se është duke prodhuar energji me kapacitet maksimal duke ekspertuar deri në 14.4 milionë kilovat/orë ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm përfshi konsumin brenda vendit është në 28.86 milionë kilovat/orë. Rritja e prurjeve brenda ditës së sotme në 500 m3ujë/sek kur në orët e mëngjesit ato kanë qenë në nivel minimal, sipas KESH, nisur edhe nga niveli i ujit në digë, mund të sjellë hapjen e detyrueshme të portave të shkarkimit.