Kryeministri italian, njekohesisht presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, preferoi te mos shikonte me tej goleaden e pesuar nga kuqezinjte dje ne mbremje ne Champions League.
Ishte ne pallatin Grazioli me rreth 20 senatore te partise se tij. “Kush eshte me Milanin?”, ka pyetur ai. “Ju vjen keq nese e fikim? Eshte me mire ta mbyllim televizorin”, tha Berlusconi. Pjesa e dyte sapo kishte filluar.
Ore ankthi dhe per Alessandro Nesten, qe dje per shkak te nje demtimi ne gju nuk ka luajtur ne ndeshjen e Champions League kunder Manchester United.
Sipas teknikut te Milanit, Leonardo, demtimi i mbrojtesit mund te jete serioz. “Kam frike se eshte serioz. Per te ditur dicka me shume duhet te presim neser kur do te merren dhe pergjigjet e analizave”, eshte shprehur Leonardo.