14:17 "Lajmi i fundit"/Abuzimi me energjinë, OSSH shkarkon drejtorin e 100 faturistë
Drejtori i Shitjeve dhe 100 faturistë janë pushuar nga puna sot pas përfundimit të kontrollit për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike nga OSSH. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Drejtori i bordit të OSSH-së në Shqipëri, Jozef Hejsek. Ai tha se ka përfunduar kontrolli i parë i faturave dhe janë gjetur shkelje e abuzime në llogaritjen e detyrimeve të muajit janar në vlerën e 105 milionë lekëve. Zyrtari i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, njoftoi se për shkeljet e gjetura, është shkarkuar nga detyra Drejtori i Shitjeve Sokol Hysenaj. (me teper)
14:00 "Vizion +"/OSSH: Faturat e janarit do rishikohen
Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka vendosur te rishikoje faturat e janarit per te gjithe abonentet. Reagimi vjen pas ankesave te shumta se faturimi me çmimin e rritur te energjise elektrike ka nisur nga 15-diteshi i dyte i dhjetorit, ne nje kohe kur duhet te niste ne 1 janar. Kompania OSSH ka pranuar se kultura e punes se punonjesve te saj eshte e ulet dhe gabime ne leximin e matesve ka, por ato sipas saj jane te uleta. Megjithate, drejtuesit e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes kane kerkuar qe te mos perfshihen ne debatet politike te ketyre koheve, duke e cilesuar madje kete, si frenim per investimet e huaja ne Shqiperi. (me teper)
12:45 “Ora News”/Faturimi i energjise, OSSH: Shkarkime per abuzimet
Abuzimet qe jane kryer me faturat e energjise elektrike kane sjelle edhe pushimin nga puna te drejtorit te OSSH, Sokol Hyseni dhe te 100 faturisteve. Keshtu eshte shprehur Drejtori i shitjeve te CEZ, Ales Konrad, i cili ka theksuar serish se do te rillogariten faturat e energjise se muajit janar. Ndersa Drejtori i pergjithshem i CEZ, Jozef Heisek ka pranuar se ka pasur abuzime me faturat e energjise elektrike, por ka theksuar se te gjithe konsumatoret e demtuar dhe qe kane paguar me shume sesa kane harxhuar, do te kompensohen ne muajin pasardhes. Deri tani jane zbuluar se gjate 3 muajve te fundit ka pasur 53000 raste te vjedhjes se energjise elektrike qe kapin nje shume prej 105 milione lekesh. (me teper)
12:30 “Ballkanweb”/Faturimi i energjisë, OSSH pranon abuzimet
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pranon abuzimet në faturimet e energjisë elektrike te konsumatorët. Drejtori i CEZ, Jozef Haisek konfirmon zbulimin e 5300 raste abuzimesh që kapin vlerën e 105 milionë lekëve. Sipas Haisek, problemet e shumta lidhen me funksionimin e matësve dhe sistemin e faturimit ndërsa shtoi se tashmë ka përfunduar faza e parë e kontrollit, duke premtuar se kontrollet do të vazhdojnë. Ndërkaq për shkak të shkeljeve të konstatuara, kompania ka pushuar nga puna 100 faturisë të energjisë. (me teper)