Tmerri në Francë nuk ka mbaruar me gjetjen e eshtrave të 8 foshnjave në oborrin e një banese në një fshat në veri. Këto eshtra mund të mos jenë të vetmet thonë burime policore ndërsa dyshohet se nena mund të ketë vrarë dhe shumë të tjerë. Sipas dëshmive nga banorë të zonës, policia ka filluar kërkimet dhe në një tjetër banesë rreth 1 km larg nga e para. Zyrtarisht burime policore flasin për hetime për akte kriminale. Mësohet gruaja ka pranuar që ka vrarë fëmijët e saj për t’i fshehur shtatzënitë bashkëshortit e sipas të njëjtit burim ka pranuar se ka mbytur të paktën 12 duke filluar që nga viti 1988, duke i groposur më pas në oborrin e shtëpisë së të atit. Ngjarja e tmerrit filloi te shtunën e kaluar kur banori i ri i shtëpisë së babait të së dyshuarës kishte filluar të punonte kopshtin dhe kishte zbuluar eshtra. Për banorët e fshatit të vogël me rreth 700 banorë lajmi mbetet shokues, ndërsa çifti i arrestuar, të dy rreth të 45-ve, përshkruhen si njerëz me edukatë e të sjellshëm. Çifti mësohet se ka dhe fëmijë të rritur. Në Francë, infanticidi i shumëfishtë nuk është i jashtëzakonshëm, por nëse vërtetohet nga dyshimet mbetet pa dyshim më i tmerrshmi në 30 vitet e fundit.