Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 
Loading...

Tema (Aktuali.)
Nuk ka nen-kategori


ARTIKULLI PARAARDHES
ARTIKULLI PASARDHES

Liria e medias, OSBE shqetësim për Shqipërinë


29 Kor

Në kapitullin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Mijatovic lidhur me rastin "Pango"dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel, shqetësim i cili i është bërë me dije edhe autoriteteve shqiptare.

Burimi:

BalkanWeb

mijatevicOSBE shprehu sot shqetësimin për gazetarinë investigative në Shqipëri. Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, publikoi sot raportin vjetor mbi lirinë e mediave ku në kapitullin për Shqipërinë shprehet shqetësimi për pasojat që lindin nga gazetaria investigative dhe dëmi që I shkaktohet këtij lloji të gazetarisë.

Raporti i prezantuar sot (29.07) në Qendrën e Kongreseve në Vjenë nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic bën publik rezultatet e monitorimit të lirisë së medias në 56 vende anëtare të OSBE-së si edhe përcakton statusin që gëzon liria e medias në shtetet anëtare të OSBE-së dhe sfidat në këtë drejtim.

Në kapitullin e raportit të OSBE-së për Shqipërinë përmendet shqetësimi i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Mijatovic lidhur me rastin "Pango"dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel, shqetësim i cili i është bërë me dije edhe autoriteteve shqiptare.
“Më 28 Qershor, ju adresova autoriteteve më të larta shqiptare rreth rastit “Pango”. Në një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani ju shpreha shqetësimin rreth vendimit të Gjykatës së Rethitë të Tiranës për të urdhëruar TV Top Channel që të paguajë 400 mijë euro për të dëmshpërblyer dëmin moral që iu bë Ministrit të Turizmit, Ylli Pango rreth një video ku ministry kërkon favore në këmbim të një vendi pune”.

Por sipas OSBE kujton se roli i vërtetë i media Watchdog është investigimi. “Ju kujtoj autoriteteve që roli i medias Watchdog në cdo vend demokratik do të thotë gazetari investigative dhe cdo dëm në cdo rast të tillë të jetë në përpjestim me dëmin aktual të bërë. Gjenda ekonomike e medias në fjalë nuk duhet të cojë në një efekt trishtues mbi raportimin”, lexoi në raportin e saj, Mijatovic.

Në këtë pikë, Mijatovic ka ofruar ndihmën e OSBE-së për reformën e kuadrit ligjor të medias në Shqipëri.

“Gjatë takimit informal që kam patur më pas më 16 Korrik në Shqipëri me Ministrin Meta Iikërkova të kthejë vëmendjen në rastin e mësipërm. Ministri Meta më tha se do ti dërgojë letër Presidentit të Shqipërisë që është njëkohësisht dhe kreu i lartë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ta rishikojë cështjen. Unë i ofrova zotit Meta mbështetjen e plotë të zyrës time për të asistuar Shqipërinë me reformat e saj të kornizës ligjore të medias, duke siguruar shqyrtime ligjore në legjislacionin përkatës për media”, tha Mijatovic.
 


Artikuj te ngjashem »
Mediat italiane: Shqipëria, tokë me bukuri të rralla
PE: Shqipëria po futet në rrugë qorre
Daul: Në Shqipëri që demokracia të funksionojë
Shqipëria ekonomike dhe Shqipëria sociale(Kosta BARJABA)
PE diskuton sot për Kosovën e Shqipërinë
Shqipëria shton përpjekjet për sigurinë e rendin

SONDAZH
Akuzat per Korrupsion!
(Cili eshte opinioni Juaj?)


ARTIKULLI PARAARDHES
Belgjike-Shqiperi, marreveshje per te burgosurit
ARTIKULLI PASARDHES
Bajram Curri-Valbonë, rruga drejt mbarimit
Postuar: nia meba
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari

Real Estate 1 Tirana Inf


Na ndiqni ne Facebook


Lexoni Lajmet ne Kohe Reale

| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej Jeta e perditshme Te nevojshme


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 08 Sht 2010 22:32:28.