Alexa
Duke u ngarkuar...

Voto: 0 0
 
Komente (0)
 
Shperndaje:
 

Pranimet në Universitete, dalin kuotat e reja për të gjitha degët


29 Maj 12

MASH: Kemi shtuar vende të reja në masën 9-10 për qind. Në të gjithë vendin do pranohen 26.072 studentë.

Burimi:

Panorama

pranimeKuotaPlot 26.072 studentë do të pranohen vitin e ardhshëm akademik në 11 universitetet publike të vendit. Ministria ka gati numrin e plotë të kuotave. Brenda pak ditësh, pritet që projektvendimi t’i niset për miratim Këshillit të Ministrave.

“Këtë vit ka një rritje me 9-10% në të gjitha degët”, bëri me dije MASH. Krahasuar me një vit më parë, janë rreth 1400 studentë më shumë që do të pranohen në shkollat e larta. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë shtuar 560 kuota. Numri i vendeve të reja në të gjitha degët, varion nga 10-50 kuota. Kjo tendencë vërehet në pjesën më të madhe të tyre. Megjithatë, këtë vit ka një rënie në totalin e kuotave, krahasuar me 2011, kur numri u rrit me 11%. Gara për në universitet do të mbyllet me formularin A2, të cilin maturantët do ta plotësojnë pas dhënies së provimeve. Në të do të përzgjidhen nga më shumë se 200 programe studimi 10 degët e preferuara. Ata do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre, sipas pikëve që kanë grumbulluar për gjithë komponentët e Maturës. Provës së parë ata do t’i nënshtrohen me 2 qershor. Provimin e Letërsisë të caktuar në këtë datë do ta japin  mbi 25 000 nxënës në të gjithë vendin. Të gjitha provimet do të mbyllen më 30 qershor, kur maturantët japin lëndët me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit ata kanë mundësi të japin 3 të tilla. Nga të dhënat e AKP-së rezulton se 4000 maturantë kanë preferuar t’i nënshtrohen 3 provimeve.
Pas mbylljes së tyre, deri më 30 korrik kandidatët për në shkollat e larta do të kenë afat për të plotësuar formularin A2. Këtë vit pritet që ky formular të plotësohen online, por vendimi nuk është marrë zyrtarisht nga MASH. Përpara se ta plotësojnë, është e domosdoshme që të gjithë kandidatët të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ndryshimi i kurrikulave ka bërë që ky brez të mos ketë në dispozicion formulën standarde të përdorur 6 vitet e shkuara por dy të tilla. Ato janë në vartësi të lëndëve me zgjedhje që do të japin provim nxënësit.
 

turizmi
Shtypi i dites

Analize

Parashikoni rezultatin e zgjedhjeve

Rekomandojme te lexoni »
Nuk eshte thjeshte nje hotel, eshte nje stil jetese...
Ne themi ate qe mendojme dhe japim ate qe premtojme! Ky eshte parimi qe na ben te jemi koherent me kohen dhe korrekt me klientin.

Student Club Card
Student Club 2013, karta që vlen në 4 shtete

Kompleksi Rezidencial banimi Elite 2 ne Dhermi. Shiten - Apartamente dhe Vila luksoze
Kompleksi i ri rezidencial per shitje ne Dhermi. 13 vila familjare vetëm 50 metra nga deti. Pamje te mrekullueshme te gjirit te Dhermiut dhe detit Jon.





SONDAZH
Kandidimet e pavarura!
(Ke mendoni se do demtojne me shume?)




ARTIKULLI PARAARDHES
Trafik me mushka, nga “Udha e Shkronjave” te "Udha e Droges” (Foto)
ARTIKULLI PASARDHES
Matura 2012/Provimi i letërsisë, kopjacët humbin studimet

Nga: bosi | Lexuar 1.231 here | ikub#: 1205290137

Shiko artikuj te tjere per:    DEGE KUOTA PRANIM UNIVERSITETI


Komente (0)

Emri
 
Email
 
 

Vendosni kodin me siper:

(Shenim: Nese nuk e lexoni kodin siper
atehere ringarkoni faqen per te gjeneruar nje te ri .)

 


Abonohuni per te marre te gjitha ofertat e tag.al
Hyr ne llogarine tende ketu ose plotesoni fushat e meposhtme.

E-mail  
Password
Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Alviero


Abissnet, Internet Telefoni