0 0
0
 

Pranimet në Universitete, dalin kuotat e reja për të gjitha degët


29 Maj 12

MASH: Kemi shtuar vende të reja në masën 9-10 për qind. Në të gjithë vendin do pranohen 26.072 studentë.

Burimi:

Panorama

pranimeKuotaPlot 26.072 studentë do të pranohen vitin e ardhshëm akademik në 11 universitetet publike të vendit. Ministria ka gati numrin e plotë të kuotave. Brenda pak ditësh, pritet që projektvendimi t’i niset për miratim Këshillit të Ministrave.

“Këtë vit ka një rritje me 9-10% në të gjitha degët”, bëri me dije MASH. Krahasuar me një vit më parë, janë rreth 1400 studentë më shumë që do të pranohen në shkollat e larta. Vetëm në Universitetin e Tiranës janë shtuar 560 kuota. Numri i vendeve të reja në të gjitha degët, varion nga 10-50 kuota. Kjo tendencë vërehet në pjesën më të madhe të tyre. Megjithatë, këtë vit ka një rënie në totalin e kuotave, krahasuar me 2011, kur numri u rrit me 11%. Gara për në universitet do të mbyllet me formularin A2, të cilin maturantët do ta plotësojnë pas dhënies së provimeve. Në të do të përzgjidhen nga më shumë se 200 programe studimi 10 degët e preferuara. Ata do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre, sipas pikëve që kanë grumbulluar për gjithë komponentët e Maturës. Provës së parë ata do t’i nënshtrohen me 2 qershor. Provimin e Letërsisë të caktuar në këtë datë do ta japin  mbi 25 000 nxënës në të gjithë vendin. Të gjitha provimet do të mbyllen më 30 qershor, kur maturantët japin lëndët me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit ata kanë mundësi të japin 3 të tilla. Nga të dhënat e AKP-së rezulton se 4000 maturantë kanë preferuar t’i nënshtrohen 3 provimeve.
Pas mbylljes së tyre, deri më 30 korrik kandidatët për në shkollat e larta do të kenë afat për të plotësuar formularin A2. Këtë vit pritet që ky formular të plotësohen online, por vendimi nuk është marrë zyrtarisht nga MASH. Përpara se ta plotësojnë, është e domosdoshme që të gjithë kandidatët të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ndryshimi i kurrikulave ka bërë që ky brez të mos ketë në dispozicion formulën standarde të përdorur 6 vitet e shkuara por dy të tilla. Ato janë në vartësi të lëndëve me zgjedhje që do të japin provim nxënësit.
 

Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »

Ofertë për çdo regjistrim nga Kopshti dhe Çerdhja Tweety...
Për çdo regjistrim deri në fund të muajit Gusht përfitoni një muaj falas.

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare,,,
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Vjedhja e Bankës dhe politika
(Heshtja e të dyja krahëve të politikes në lidhje me vjedhjen e Bankës tregon:)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  2.068 1205290137





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga