marketkonekt
1 0
0
 

Si te pergatisim Tollumba

nga ermal

Receta.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

receta-per-tollumbatPër të gjithë dashamirësit e ëmbëlsirave dhe atyre që dëshirojnë të gatuajnë receta e përgatitjes së tollumbave jepet si më poshtë: 

 
Tollumbat për 30 copë
 
Përbërësit
Miell 1 gotë e gjysmë uji
Gjalpë 3 – 4 lugë gjelle( gati 200 gr )
Vezë 4 -5 kokrra
 
Përgatitja e brumit
Në një enë të përshtatshme që e kemi vendosur në zjarr, hedhim ujin, gjalpin dhe miellin dhe i përziejmë me një lugë druri shpejt e shpejt deri sa të na bëhet një mase brumi që të na shkëputet nga ena ( të bëhet i fortë).Do të shtojmë vezët një e nga një dhe duke e trazuar vazhdimisht(e lemë të ftohet pak brumi para se të hedhim vezët).
Marrim një nga ato qeskat e pastiçerisë që janë me dhëmbëza (në forme kaushi) dhe e mbushim me brumin e përgatitur. 
 
Bërja e formës dhe skuqja
Vendosni tenxheren me vaj në zjarr dhe mbasi është ngrohur vaji formojmë tollumbat me formën dhe madhesi si ato në foto (të vogla). E mbushim tiganin dhe i skuqim nga të gjitha anët. Mbasi janë skuqur i hedhim në tenxhere në shurup të ftohtë. Në momentin që janë sherbetosur i vendosim në një pjatancë.
 
Përbërësit për sherbetin
Gjysmë kile vaj për skuqje
Sheqer 2 gota e gjysmë
Ujë 2 gota e gjysmë 
Karafila
Kanellë
Lëng limoni 2 lugë kafe
 
Përgatitja e shurupit
Bëjmë gati sherbetin hedhim sheqerin, ujin, kanellë dhe karafil ( gjithmon sipas dëshirës).
Dhe e lemë të marrë valë gati për 10 minuta, e lemë të ftohet që të jetë gati për të hedhur tollumbat mbas skuqjes. Mund t'i hedhim edhe 2 luge kafeje lëng limoni.
 
Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ermal
Lexuar: ikub #:
 0  10.911 1206150146





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga