Miresevini!  Hyr ose Krijo llogari

 
Loading...

Tema (Aktuali.)
Nuk ka nen-kategori


ARTIKULLI PARAARDHES
ARTIKULLI PASARDHES

Reshjet, përmbytje në disa rrethe të vendit


02 Dhj

Niveli i ujit që përmbyti trotuare dhe rrugë në qytetin e Durrësit arriti gjatë paradites në 20 cm, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve

Reshjet e shiut të nisura që prej mbrëmjes së djeshme kanë krijuar probleme në disa qytete dhe akse rrugore të vendit. Kështu gjatë paradites, policia e Qarkullimit ka devijuar kalimin nga autostrada Lushnje-Fier për shkak të bllokimit të saj në kthesën e Mbrostarit. Sasia e madhe e ujit e ka bërë këtë segment të pakalueshëm, kjo edhe për më të guximshmit që kanë tentuar ta kalojnë atë. Sasia e madhe e reshjeve ka nxjerrë nga shtrati edhe lumin Gjanicë duke përmbytur tregun industrial dhe duke u shkaktuar një dëm të madh subjekteve tregtare.

Niveli i ujit që përmbyti trotuare dhe rrugë në qytetin e Durrësit arriti gjatë paradites në 20 cm, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Zonat më problematike ka qenë ajo e kryqëzimit pranë Stacionit të Trenit, Rrethrrotullim i Shkozetit, Spitalla dhe zona e Plazhit. Për shkak të motit të promblemeve ka patur edhe në Portin e Durrësit. Kjo ka qenë situatë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Rruga e Skelës dhe akse të tjera rrugore kanë qenë tërësisht të mbuluara nga uji. Bllokimi i kanaleve shkarkuese ka bërë që e njejta situatë të jetë edhe paraditen e sotme. Motit të keq i është shtuar edhe mungesa e energjisë elektrike për disa orë.


Artikuj te ngjashem »
PS: Duam hetim per permbytjet
Hapet Ulza e Shkopeti, përmbytje në Lezhë
Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, mbyllet vlerësimi
Pakistan, 1 milionë të pastrehë orët e fundit
Jeta ne Kinen e permbytur
Shkoder, rinisin edhe nje here permbytjet

SONDAZH
Akuzat per Korrupsion!
(Cili eshte opinioni Juaj?)


ARTIKULLI PARAARDHES
Rama thirrje Berishës: Larg duart nga pushteti vendor
ARTIKULLI PASARDHES
Meta: Zgjedhjet plotësuan shumicën e standardeve
Postuar: molgen
Shiko artikuj te tjere per:


 
Ju duhet te logoheni per te lene komente. Hyr ose Krijo llogari

Real Estate 1 Tirana Inf


Na ndiqni ne Facebook


Lexoni Lajmet ne Kohe Reale

| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej Jeta e perditshme Te nevojshme


Copyright © 2007 - 2010ikubINFO Software Solutions, All Rights Reserved
Rruga Ismail Qemali, Pallati 27, Shk. 1, Nr. 24, Tirana, ALBANIA. Tel: +355 4 227 4971 / 225 3524, Fax: +355 4 227 2782
Email: info@ikubinfo.com, Web: www.ikub.al

Faqja e gjeneruar me 08 Sht 2010 22:32:28.