Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kjo është mënyra më e mirë për të larguar pesticidet nga ushqimet tuaja
 
Shperndaje
ikub#: 1802090058
Kjo është mënyra më e mirë për të larguar pesticidet nga ushqimet tuaja Çdo ushqim që blejmë si fruta dhe perime lahen përpara përdorimit të tyre. Sigurisht që kjo është e nevojshme për largimin e mbeturinave dhe baktereve, por edhe pesticideve që përdoren për rritjen e tyre.
Mirëpo a largohen këto pesticide nga ushqimet thjeshtë e larjen me ujë? A është i sigurt konsumimi i ushqimeve pas larjes së tyre me ujë? Shkenca ka vite që merret me këtë problem. Ja sa efektive janë disa mënyra të larjes së frutave dhe perimeve në largimin e pesticideve të dëmshme.
 
1-Larja me ujë të thjeshtë: Një studim i publikuar në revistën "Food Research International" të vitit 2008 zbuloi se uji i rubinetit largon pesticidet vetëm me 20 %. ndërsa uji i distiluar ose i filtruar mund të jetë më efektiv dhe një zhytje e mirë në ujë të ushqimeve për disa minuta mund të jap rezultate edhe më efektive.
 
2-Larja me sapun: Sapuni nuk ka për qëllim larjen e ushqimeve dhe për më tepër mund të depërtoj brenda tyre duke shkaktuar më shumë kimikate në  trup se sa largimin e  tyre. Prandaj mos tentoni kurrë të lani ushqimet apo frutat tuaj me sapun.
 
3-Larja me kripë: Kjo mënyrë largon disa baktere dhe pesticide, por gjithsesi nuk është edhe aq efektive sa mendohet.
 
4-Larja me uthull: Kjo larje me uthull ndihmon në largimin me 98% të baktereve. Zhytini frutat dhe perimet në ujë me uthull dhe lërini për disa minuta. Kjo mënyrë do të largojë një pjesë të mirë të pesticideve dhe baktereve.
 
5-Larja me sodë buke: Në tetor të vitit 2017, hulumtuesit nga Universiteti i Masaçusetsit publikuan një studim në revistën "Agriculture and Food Chemistry", ku thuhet se mollët e lëna në ujë me sode buke për 12-15 minuta mund të heqin pothuajse çdo gjurmë të pesticideve nga sipërfaqja e frutave. Nëse keni kohë, kjo është mënyra e duhur e larjes së tyre.
 
Megjithatë duhet thënë se pesticidet që kanë depërtuar brenda frutave dhe perimeve nuk do të largohen kurrë që aty.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRUTA LARGIMI LARJA PERIME PESTICIDE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved