Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ora Legale. 5 efektet anësore të ndryshmit
 
Shperndaje
ikub#: 1802090166
Ora Legale. 5 efektet anësore të ndryshmit Sikurse thamë edhe dje, ne Komisionin Europian është duke u trajtuar një kërkesë-propozim për eliminimin e Orës Legale që në fund te çdo muaji mars, çon orën me 60 minuta përpara.
Motivacioni i kërkesës qe vjen me se shumti nga eurodeputetë te Europës Veriore, Qendrore dhe Lindore, është demi ndaj shëndetit, një motivacion qe duket se mbështetet edhe nga disa studime dhe kërkime te mirëfillta shkencore, disa prej te cilave po i rendisim me poshtë:
1. Flihet me keq. Ditën qe hyn ne fuqi Ora Legale flihet një orë më pak, por mungesa e gjumit ne fakt vijon edhe për një kohe më të gjatë. Periudha e tranzicionit ne shumicën e njerëzve zgjat shume më tepër.
Ne themel te këtij efekti qëndron melatonina, një hormon qe sekretohet nga organizmi ne kushtet e errësirës dhe ndihmon ne rënien ne gjumë. Me Orën Legale, dielli lind një orë me vonë, dhe kjo e bën me te vështirë zgjimin, pasi gjurme te melatoninës ndodhen ende ne gjak. E kundërta ndodh ne darke kur zgjatja e ditës, vonon krijimin e kushteve për sekretimin e hormonit te gjumit.
2. Ulet përqendrimi. Një studimi i botuar ne Journal of Applied Psychology ka treguar se pas vendosjes se Orës Legale vërehet një rritje dramatike e sasisë se kohës qe njerëzit kalojnë neper site qe s'kanë te bëjnë aspak me pune qe kryejnë. Kështu, te hënën e parë pas hyrjes ne fuqi te Orës Legale, është vërejtur një rritje e përdorimit te sit-eve si YouTube, apo Facebook, ne krahasim me një te hënë me parë.
Ndërkohë një tjetër studim ka treguar se ne këtë dite, rezultatet e studentëve ne provimin e njohur SAT, kane qene 2% me te ulëta se ne datat e tjera.
3. Aksidentet ma makinë. Është e vërtetë qe gjate periudhës se Orës Legale, këto bien ne numër, por ne ditët e para është vërejtur një shtim i tyre. Po kështu ndodh edhe me aksidentet në punë.
4. Probleme me zemrën. Gjate ditës se parë pas hyrjes ne fuqi është vërtetuar rritje e numrit te njerëzve qe kane pasur probleme kardiovaskulare dhe vdekjeve.
5. Vetëvrasjet. Një studim australian ka treguar se ne ditët e para pas vendosjes se Orës Legale, është vërejtur një rritje e numrit te vetëvrasjeve.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEMI EFEKTI NDRYSHIMI ORA LEGALE SHENDETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved