Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
Pse zemrën e kemi në anën e majtë?
 
Shperndaje
ikub#: 1802090099
Pse zemrën e kemi në anën e majtë? Të gjithë e dimë, madje që në moshë te vogël, se zemrën e kemi ne anën e majtë, por deri me sot, nuk kishte ndonjë shpjegim për këtë fakt. Pse e kemi pikërisht ne anën e majtë?
Në fakt, trupi i njeriut është simetrik vetëm ne anën e jashtme te tij, brenda dominon asimetria. Mbi këtë rregull, zemra ka "gjetur" vend ne anën e majtë.
Për te gjetur një shpjegim ne lidhje me këtë, një ekip kërkuesish spanjollë te Institutit te Neuroshkencës ne Alicante, realizoi një studim qe është botuar ne revistën Nature.
Fillimisht, ne jetën embrionale, te gjitha organet ndodhen ne qendër te trupit. Ne disa invertebrorë, ato vijojnë te qëndrojnë aty, por ne shumë te tjerë, përfshi edhe njeriun, ato spostohen duke u vendosur ne pozicione te ndryshme asimetrike. Kjo shpërndarje asimetrike deri tani mendohej se i detyrohej një tërësie komplekse faktorësh, dhe ne lidhje me zemrën, mendohej se pozicioni i saj përcaktohej nga një seri sinjalesh qe ndodheshin pikërisht ne këtë ane. Por tani, thekson shefi i ekipit, Pais Angela Nieto, arritëm te zbulojmë edhe një tjetër mekanizëm. Janë pikërisht disa gene qe shprehen më shumë ne anën e djathtë duke e shtyrë ne këtë mënyrë zemrën pikërisht ne anën e kundërt.
Eksperimentet e para u kryen ne zogj pule dhe me pas edhe ne disa lloje peshqish. Duke anuluar funksionin e këtyre geneve, ne te gjitha rastet, zemra mbetej ne qendër te trupit.
Shkencëtarët mendojnë se një gjë e tille vlen edhe për organet e tjera dhe vijimi i studimeve ne këtë drejtim, mendohet se do te jete frytdhënës për gjetjen e teknikave te reja qe kundërshtojnë formimin e tumoreve.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ORGANE POZICIONE TRUPI ZEMRA

Loading...


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved