Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Forbes bën listën e cripto-pasanikëve
 
Shperndaje
ikub#: 1802100043
Forbes bën listën e cripto-pasanikëve Edhe pse përcaktimi i pasurisë se këtyre personave është një detyre e vështirë, Forbes ka marrë guximin te përllogarisë pasurinë e tyre, cripto-valutë e shprehur ne dollarë.
Monedhat e kriptuara, sikurse bitcoin etj, ekzistojnë tërësisht jashtë sistemit financiar botëror dhe shpikësit e tyre përgjithësisht jetojnë ne vende që mbeten anonime, ndërkohë qe ata vete ne terma te sekretit janë paranojakë.
Sipas Forbes, me i pasuri ndër personat qe pasurinë e kane vënë me ane te kriptovalutës është Chris Larsen, bashkëthemeluesi dhe ish administratori i Ripple, një platforme qe lehtëson pagesat, edhe ato ndërkombëtare, për bankat duke përdorur teknologjinë blockchain. Ai është poseduesi një criptovalute qe konsiderohet si shume e afërt me bitcoin-in , ndërkohë qe vlerësohet gjithashtu shume stabile dhe me të ardhme. Sipas Forbes, Larsen ka një pasuri qe lëviz mes 7.5-8 miliard dollarë.
Pas tij vjen Joseph Lubin qe dikur ka punuar per Goldman Sachs, i cili ka themeluar platformën blockchain Ethereum. Pasuria e tij përllogaritet ne 1-1.5 miliard dollarë.
Ne vend te trete është renditur Changpeng Zhao, i njohur si CZ,qe ka themeluar Binance, një platforme qe është ne gjendje te realizoje 1.4 milion transaksione ne minutë.
Pas tij vijnë binjakët Cameron e Tyler Winklevoss, rivalë te përjetshëm te Mark Zuckerberg, pasuria e te cilëve shkon mes 900 milion dhe 1 miliard dollarë. Cameron dhe Tyler Winklevoss kanë blerë Bitcoin ne vitin 2012 dhe kane lançuar një platforme shkëmbimi qe është ne gjëndje te procedoje 300 milion transaksione ne ditë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CRIPTOVALUTA FORBES PASURIA RENDITJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved