Asteroidi që pak ditë më parë ju afrua Tokës në 8.600 km
 
Shperndaje
ikub#: 1901110145
Asteroidi që pak ditë më parë ju afrua Tokës në 8.600 km Pas kalimit të asteroidit të parë të ashtuquajtur i rrezikshëm për vitin 2019, një tjetër asteroid më diametër nga 1 deri në 2 metra është zbuluar vetëm pakorë pas kalimit pranë Tokës.
Është fjala për asteroidin 2019 AS95, që në datën 8 janar ka “fërkuar” Tokën dhe që vetëm pak orë më pas është kapur nga teleskopi i Mount Lemmon Survey i Universitetit të Arizona-s në SHBA.
Gjithsesi, nëse do të kish hyrë në atmosferën e Tokës, ai do të kish marrë flakë dhe do të dukej si një meteor brilant me mbetje të përmasave të vogla, një pjesë prej të cilëve do të mund të kishin mbërritur edhe në sipërfaqen e planetit por pa arritur të shkaktojë dëme.
[I ngjashëm: Zbulohet një mini Neptun ]
Nuk është hera e parë që një asteroid i tillë i afrohet Tokës dhe zbulohet vetëm pak orë më pas. Edhe gjatë vitit 2017, 5 asteroidë ju afruan Tokës dhe disa prej tyre u zbuluan vetëm pasi ishin larguar. Rasti më përfaqësues është ai që ra në Chelyabinsk, i cili madje nuk arriti të kapet fare nga teleskopët.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ASTEROIDE TOKA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved