Foshnja vetëm 8 javësh mund të qëndrojë në këmbë
 
Shperndaje
ikub#: 2005210058
E habitshme, por kjo vogëlushe nuk pret dot më gjatë, dëshiron të eci sa më shpejt.
FOTO GALERI
Tezra Finn-Johnston, 31 vjeç dhe e dashura Emily Derrick, 23 vjeçe, pasi u larguan nga spitali me foshnjën e tyre vunë re që në atë moment se ajo mund të mbështeste kokën e saj. Vajza e quajtur Lula lindi në 31 Janar dhe peshonte më pak se 5% e bebeve të tjera në moshën e saj. Babai thotë se foshnjën e mësoi të qëndronte në këmbë që kur ishte dy muajsh, pasi u frymëzua duke parë klipe në YouTube. “Kur ajo ishte rreth një muajsh, pra afërsisht 8 javë, foshnja kishte një shqetësim të madh dhe unë u përpoqa ta ulja atë në gju për ta qetësuar. Në vend që të ulej, ajo vetëm qëndronte në gjunjë dhe nuk i përkulte këmbët”, tha babai i saj. Ajo e bëri këtë disa herë më vonë gjatë javëve në vazhdim, derisa tashmë mund të qëndrojë pa problem në këmbë. Historikisht ne nuk njohim asnjë foshnjë që të qëndrojë në këmbë kaq herët. Shfletoni galerinë për të shikuar aftësinë e mrekullueshme të kësaj vajze kaq të ëmbël.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ECJE FOSHNJE KEMBE QENDRIM

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved