Volvo vendos kufi prej 180 km/h për të rritur sigurinë
 
Shperndaje
ikub#: 2005210004
Volvo vendos kufi prej 180 km/h për të rritur sigurinë Vendimi është pjesë e premtimit të bërë vitin e kaluar nga prodhuesi suedez i makinave kur njoftoi qëllimin për të kufizuar shpejtësinë maksimale të veturave të reja, në mënyrë që të ulë sa më shumë numrin e aksidenteve në trafik me pasoja të rënda dhe fatale.

Përveç që kanë një kufizues maksimal të shpejtësisë, çdo Volvo e re tani e tutje do të jetë e pajisur me një Çelës të Kujdesit (Care Key), i cili lejon ata që drejtojnë një Volvo të vendosin kufizime shtesë në shpejtësinë maksimale të makinës, të nevojshme për shembull kur huazojnë makinën anëtarëve të tjerë të familjes ose shoferëve të rinj papërvojë.

"Ne besojmë se një prodhues i makinave ka për detyrë të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë në komunikacion, pohon menaxheri i Qendrës së Sigurisë Volvo Cars Malin Ekholm, dhe teknologjia jonë e kufizimit të shpejtësisë, përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë linjë mendimi. Kufizimi i shpejtësisë maksimale dhe Care Key i ndihmon njerëzit të reflektojnë dhe kuptojnë që shpejtësia është e rrezikshme, ndërkohë që siguron më shumë siguri për drejtuesit dhe promovon sjellje më të mirë nga ta" .

Problemi me shpejtësinë, sipas analizës së Volvo, është se kur tejkalohen kufijtë e caktuar, sistemet e sigurisë së automjetit dhe infrastruktura inteligjente nuk janë më të mjaftueshme për të shmangur pasoja të rënda dhe fatale në rast të një aksidenti. Kjo është arsyeja themelore pse vendosen kufijtë e shpejtësisë tek automjetet në shumicën e vendeve perëndimore, megjithëse shpejtësia mbetet ende një problem i përhapur dhe shkak kryesor i vdekjeve të aksidenteve rrugore. Hulumtimet kanë treguar që, shumë përdorues ende nuk  janë të vetëdijshëm për rreziqet që rrjedhin.

Përveç shpejtësisë, ngarja e dehur dhe shpërqendrimi janë dy pika të tjera shqetësuese për sigurinë në trafik dhe prodhuesi i makinave po ndjek iniciativa për të qenë në gjendje të kontrollojë këto aspekte të sjelljes njerëzore për t’i aplikuar më pas në makinat e së ardhmes.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KUFIZIMI MAKINA SHPEJTESIA VOLVO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved