Fotografohet lindja e një planeti. VIDEO
 
Shperndaje
ikub#: 2005220007
Fotografohet lindja e një planeti. VIDEO Një vorbull drite, gazi dhe pluhuri përreth një rajoni qendror edhe më të errët.
Kjo është fotografia e lindjes së një planeti, i cili vërtitet rreth yllit AB Aurigae, 520 vjet dritë larg nga Toka, në yjësinë e Aurigës. Detajet janë botuar në revistën Astronomy & Astrophysics nga ekipi i studiuesve nga Observatori i Parisit dhe Universiteti PSL i Parisit, i koordinuar nga Anthony Boccaletti.
Planeti i sapolindur është në një distancë nga ylli i tij mëmë i krahasueshëm me atë që ndan Neptunin nga Dielli. Imazhi i lindjes planetare u kap nga instrumenti Sphere i montuar në Very Large Telescope (Vlt), në Kili, i menaxhuar nga Southern European Observatory
"Deri tani janë identifikuar mijëra planetë, por dimë ende shumë pak për mënyrën e formimit të tyre. Për të kapur momentin kur lindin planetët duhet të vëzhgojmë sistemet e reja yjore", pohon Boccaletti.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FOTOGRAFIA LINDJA PLANETI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved