Londra krijon një ekspozitë muze vetëm për Covid-19
 
Shperndaje
ikub#: 2007070006
Londra krijon një ekspozitë muze vetëm për Covid-19 Tani mund të dhuroni sendet tuaja për një ekspozitë muze të Covid-19.
Pandemia e koronavirusit deri më tani ka rrezikuar në mënyrë tragjike jetën e 44.200 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe shkaktoi vdekje mbi gjysmë milioni në të gjithë botën. Jo vetëm që virusi na ka rrëmbyer të dashurit, por edhe lirinë tonë, ndërsa na ndan nga familja, miqtë dhe kolegët. Kjo kohë e errët, normalisht që do të paraqitet në librat e historisë që do të vijnë. Muzeu i Londrës ka nisur një iniciativë të njohur si ‘mbledhja e materialeve apo fakteve të ndryshme që kanë lidhje me Covid-19’ i cili synon të ‘mbajë një rekord dhe të sigurojë që brezat e ardhshëm të Londrës do të jenë në gjendje të mësojnë dhe kuptojnë këtë periudhë të jashtëzakonshme’. Si pjesë e projektit, organizatorët po u kërkojnë njerëzve në kryeqytet të dhurojnë sendet e tyre, si dhe të ndajnë tregimet personale. Muzeu është përqendruar veçanërisht në mbledhjen e artikujve që lidhen me mënyrën se si hapësirat janë mbyllur, shtëpitë janë kthyer në karantinë, jetën shoqërore dhe të punës së njerëzve që tani që punojnë nga shtëpia dhe se si ka ndikuar pandemia te të rinjtë dhe fëmijët. Pra për periudhën e Covid-19 do të hapet një ekspozitë muze. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: EKSPOZITE HISTORI MATERIALE MUZE SENDE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved