Njihuni me macen që vjedh rrobat e komshinjve
 
Shperndaje
ikub#: 2007100135
Jo vetëm rrobat, por macja vjedh akoma më shumë gjera dhe i dërgon te shtëpia e saj.
FOTO GALERI
Admiral Galacticat quhet maçoku rebel nga SHBA. Kjo kotele po bën veprime të turpshme dhe të çuditshme duke vjedhur komshinjtë e lagjes. Pronarja e tij Heather Bardi është detyruar të kërkojë falje te komshinjtë në emër të maçokut të saj. Ajo dhe bashkëshorti Joseph, tregojnë se nisën të kuptojnë se në shtëpinë e tyre po shfaqeshin rroba të huaja që në momentin që lejuan maçokun të dalë jashtë. Pasi ata ktheheshin në shtëpi do të gjenin çdo ditë rroba, peshqirë, çorape dhe sende të tjera. Pronarja e maces i fotografoi të gjitha këto dhe i shpërndau në facebook, në këtë mënyrë fqinjët kishin se ku t’i gjenin gjerat e tyre. Ata vërtetuan se maçoku i tyre ishte kthyer në një hajdut nga regjistrimet e kamerave të shtëpisë. Shfletoni galerinë e mësipërme.
 
Shfleto artikuj te tjere per: HAJDUTE KOMSHINJTE MACE RROBA SHTEPI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved