Butik Alviero
K.M.P.K Shpk    
Materiale & pajisje
Konstruksione Metalike

Baza e saj mekanike eshte nje nga strukturat me te kompletuara dhe me te fuqishme ne vendin tone, e afte te perballoje kerkesat e larta per cilesine qe nevojitet ne prodhime te kesaj natyre, fale eksperiences mbi 30 vjecare te trasheguar nga karpentierite italiane, vend prej te cilit jane importuar makinerite dhe teknologjia, personelit te kualifikuar dhe te afte per menaxhim ne planin teknik, ekonomik dhe shkencor, si dhe punonjesve te tjere.
E vendosur ne nje pozicion strategjik, buze autostrades kryesore qe lidh kryeqytetin me veriun e Shqiperise, vetem 3 Km nga aeroporti Nene Tereza dhe 15 Km nga porti me i rendesishem i vendit, ai i portit te Durresit, ky kantier siguron lehtesi komunikimesh si per qarkullimin e mallrave dhe lendeve te para, ashtu dhe te porosive apo te produkteve te gatshme, per te gjithe llojet e transporteve si tokesor, hekurudhor, detar apo ajror. Ne nje territor prej rreth 10'000 m2 ngrihet nje strukture e madhe prej 3500 m2 e perbere nga dy reparte te fuqishem me hapesira te shkelqyera per perpunimin e perberesve metalike, si dhe nga tre hapesira me te vogla per operacionet e rerifikimit, te bojatisjes dhe te pjekjes se bojes. Lartesia e reparteve arrin deri ne 13 m, ndersa ajo nen ganxhen e vincave arrin deri ne 9 m. Repartet pershkruhen nga dy vinca ure me kapacitet ngrites 6.5 dhe 10 ton si dhe vinca te tjere ndihmes qe lehtesojne operacionin e perpunimit te materialeve. Cdo gje zhvillohet ne menyre harmonike ne perputhje me skemat e levizjes se materialeve, qe prej hyrjes se lendeve te para e deri tek dalja e produktit te gatshem. Ne kantier nuk mungon asgje, duke filluar nga energjia elektrike (nepermjet rrjetit dhe gjeneratoreve), uji teknologjik, telefonia, sherbimet e faksit dhe internetit.

Forme kontakti

       
Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved