Si të përgatisni një medikament natyral për këmbë të ënjtura?
 
Shperndaje
ikub#: 1606290120
Ënjtja e këmbëve mund të shkaktohet nga probleme të ndryshme shëndetësore mes të cilave enët e gjakut, çrregullimet hormonale, nxehtësia, insufiçena kardiake, dëmtimet në veshka dhe është gjithashtu e pranishme edhe tek gratë shtatzëna.

Për fat të mirë ka shumë medikamente natyrale të ofruara nga mjekësia popullore të cilat kanë provuar se ndihmojnë në zgjidhjen efektive të këtij problemi.

Majdanozi është konsideruar si një nga më të efektshmit  midis këtyre medikamenteve natyrale. Ai njihet për aftësinë e tij mahnitëse për eliminimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

 

Ja receta për të përgatitur një diuretik natyror me majdanoz:

Përbërësit:

500 ml ujë

Majdanoz i freskët

 

Siç mund ta shikoni, kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe konsiston vetëm në dy përbërës: ujë dhe majdanoz, kështu që të gjithë mund ta përballoni. Majdanozi duhet të jetë i freskët dhe ju duhet të përdorni gjithë bimën pa hequr asgjë, së bashku me rrënjën.

 

 

 

-Fillimisht lani majdanozin dhe grijeni imët.

-Merrni një tenxhere, hidhni në të 500 ml ujë dhe vëreni të ziejë.

-Kur të ketë marrë valë, shtoni 5 lugë gjelle nga majdanozi i grirë imët dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.

-Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 20 minuta.

-Në fund kullojeni dhe pijeni 3 herë në ditë.

 

Ju do të vëreni rezultate pozitive në një kohë shumë të shkurtër dhe problemi i ënjtjes që shqetëson këmbët tuaja do të zhduket gradualisht. Nuk humbisni asgjë nëse e provoni.

Shfleto artikuj te tjere per: FRYRJE KEMBA MAJDANOZ MEDIKAMENTI






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved