3 medikamente natyrale për djegiet nga dielli
 
Shperndaje
ikub#: 1607010201
Vera është koha më e mirë për të pushuar, për t’u relaksuar, shijuar plazhin dhe pse jo për të marrë pak ngjyrë. Por në të njëjtën kohë ekspozoheni edhe ndaj rrezikut për të pasur djegie nga dielli...

Në rast të djegieve nga dielli duhet të keni parasysh që përveç kujdesit ndaj lëkurës të hidratoheni edhe së brendshmi duke pirë sa më shumë ujë dhe lëngje natyrale. Ja 3 receta të shpejta dhe efikase.

1. Kompresa të ftohta

Aplikimi i kompresave të ftohta në zonat e djegura qetëson inflamacionin e tyre. Zhysni një copë në ujë të ftohtë me kuba akulli dhe vendoseni në zonën e prekur. Rizhyteni përsëri  dhe aplikojeni përsëri për 15 minuta. Përsëriteni këtë procedurë çdo dy – katër orë.

2.

Sodë buke

Shtoni disa lugë sode buke në ujin e vaskës. Zhytuni në të pastaj dhe qëndroni 15-20 minuta. Mos u fshini menjëherë por lëreni të thahet ngadalë sepse largoni sodën nga lëkura.

3. Aloe Vera

Aloe Vera është medikamenti më i njohur për plagët e shkaktuara nga djegiet e diellit. Merrni gjethe Aloe  dhe aplikojini direkt në lëkurën e djegur. Bëjeni këtë 6 herë në ditë për disa ditë rresht. Për efekt akoma më qetësues vendosini gjethet e aloes në frigorifer para se t’i aplikoni në lëkurë.

Shfleto artikuj te tjere per: DIELLI DJEGIE MEDIKAMENTI NATYRALE






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved