Si ti bëjmë vetë patatinat, dhe jo vetëm
 
Shperndaje
ikub#: 1705190052
Vetëm nëse nuk je njerëzor nuk të shkon në mëndje herë pas here të futesh me kokë në një qese me patatina. Janë krokante, bëjnë një zhurmë të këndshme për atë që i ha, të kripura dhe të thata mjaftueshëm.

 

Por nëse janë kaq të shijshme është se gjatë prodhimit të tyre ju shtohen elementë të tjerë që i bëjnë jo vetëm të shijshme por edhe të pasura në yndyra dhe kalori. Që kështu pse mos ti bëni vetë në shtëpi, duke ditur që i bëni edhe të shëndetshme por edhe sipas perimeve tuaja të preferuara.

Pra këto patatina që ne quajmë rëndom, mund të jenë në të njëjtën formë por mund të ndryshojnë zarzavatet që do të përdorini. Nëse jeni të dashuruar me karotat, me panxharin, kungullin etj. Gjithçka që ju doni mund të bëhet në variantin e patatinave. Gjatë artikullit do ju tregojmë se si mund ti bëni ato, e mira do të ishte ti konsumonit brenda ditës që i keni përgatitur.

Elemente të domosdoshëm

Mirë do të ishte që prerja e zarzavateve të bëhej me një prerës të përshtatshëm, që do shihni në foto, që zarzavatet të jenë sa më të holla.

Karakteristikë bazë e këtij produkti ushqimor.

 

Si ti përgatisim

I presim ato hollë, sa më hollë të jetë e mundur. Nxeheni furrën e sobës më përpara, në temperaturën 200 gradë. Vendosini perimet në telat u furrës suaj, pa prekur njëra tjetrën dhe spërkatini më vaj ulliri. Hidhini kripë, sigurisht edhe erëza të tjera nëse dëshironi, dhe lërini të piqen për 4 minuta. Vendosini mbi një enë, që mund ti lejojë të kenë hapësirën e tyre derisa ti përfundosh të gjitha zarzavatet që ke prerë.

Kini parasysh para se ti hiqni nga furra kujdesuni të jenë krokante dhe të kenë marrë ngjyrën e arit. 

 

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: BERA VETE PATATINA SHENDETSHEM ZARZAVATE

Marre nga  bebaime


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved