Si të bëjmë perime turshi
 
Shperndaje
ikub#: 1706020080
Si të bëjmë perime turshi

Turshitë janë shumë të shijshme, si për ti konsumuar gjatë dimrit, me ushqimet dimërore, por edhe në çdo stinë. Ato mund të jenë pjesë e rëndësishme e një sallate verore, një tosti apo edhe zbukuruese të pjatave të ndryshme.

Sot do mësojmë një mënyrë të thjeshtë se si mund ti bëjmë vetë.

Përbërësit

Gjysmë filxhani me uthull të bardhë

Çerek filxhani me ujë

Çerek filxhani me sheqer

2 lugë çaji me kripë

Erëzat (kopër, i freskët dhe i thatë, hudhra, qep)

Varietet zarzavatesh, gjysmë kilogrami

Shënim: Erëzat mund të jenë edhe aziatike si për shembull: salcë soje, xhinxher i freskët, piper kokërr)

Përgatitja:

Si fillim prisni sa më hollë perimet.

[I ngjashëm: Si të gjesh një hobi ]

Merrni një tenxhere, vëreni në sobë, dhe hidhni fillimisht uthullën e bardhë, pastaj ujin, sheqerin, kripën dhe përziejeni, ndërkohë që ajo ka filluar të ziejë.

Perimet pasi i keni prerë jepni një valë shumë të lehtë, në nxehtësi të ulët dhe për shumë pak çaste. Pasi i ke hequr vërini në një enë që të kullojnë.

Futi brenda në kavanoz. Hidhini erëzat që keni vendosur të përdorni. Masën e ujit që keni përgatitur hidheni tani në kavanoz. Vuloseni mirë me kapakun dhe futeni në frigorifer.

Perimet mund ti përzieni, pra duke futur disa në një kavanoz, kjo është në preferencat tuaja. 




Shfleto artikuj te tjere per: PERIME SHENDET TURSHI USHQIM

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved