Si të stopojmë përdorimin e kompjuterit
 
Shperndaje
ikub#: 1706240047
Si të stopojmë përdorimin e kompjuterit Kompjuteri mund të zërë kohën më të madhe jetës sonë, por nuk duhet ta lëmë të marr në kontroll atë.

Nëse doni të reduktoni kohën që kaloni duke e përdorur atë nuk është aq e vështirë sa mund t’iu duket ju. Si fillim masni kohën që harxhoni duke qëndruar para tij. Pastaj ju mund të gjeni një mënyrë se si mund të ndryshoni kohën që shpenzoni duke ja dedikuar atë aktiviteteve më shpërblyese. Dhe ashtu si cdo luftë me vesin, nëse doni të shpenzoni më pak kohë më kompjuterin, atëherë do ju duhet edhe ndihma e njerëzve të tjerë.

Por të shohim tre hapa konkret se si mund ta bëjmë këtë.

Mbaj shënim në letër kohën e shpenzuar

Filloni me mbajtjen e shënimeve në letër, si kohë më parë. Do të mjaftonte disa ditë që të arrini të kuptoni nëse koha e dedikuar është shumë e madhe. Nëse ju e konsideroni që orët e rezultuara janë shumë atëherë kaloni te hapi tjetër.

Vendos objektiva

Në rast se ju rezulton që gjatë ditës ju kaloni rreth 5 orë para ekranit, atëherë uleni atë me 30 minuta për 2 apo 3 javët në vazhdim. Dhe me këtë logjikë mund të vazhdoni dersia të arrini kohën që doni të shpenzoni.

Vendos kufij dhe mbaji ato

Nëse një nga objektivat e tua është të ngrihesh nga kompjuteri një orë para se të flesh, atëherë respektoji ato me hir a me pahir. Thuaji vetes të stopojë lundrimin në internet dhe ta bësh atë vërtet. Je ti ai që komandon.

Lufto me instiktin

Nëse instikti të thotë sa hap sytë në mëngjes që ti duhet të shohësh emailin si aktivitetin e parë, atëherë ti i thua jo, dhe do e shohësh atë pas kafes së mëngjesit dhe një ecje. Mbushe ditën tënde me gjëra për të bërë.

Ndrysho rutinënë

Nëse mbrëmjet e tua janë duke përdorur kompjuterin pa ndonjë qëllim atëherë zëri të gjitha mbrëmjet e tua, me aktivitete që janë të pëlqyeshme nga ty. Mos harro të shtosh në rutinën tënde të re shumë aktivitete fizike. 

Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA KOMPJUTER SHENDET VES

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved