Si të bëni vetë një tonik për fytyrën
 
Shperndaje
ikub#: 1804300040
Si të bëni vetë një tonik për fytyrën Për të ruajtur një lëkurë të shëndetshme, gjithmonë duhet të ndiqni katër hapat themelorë të cilët janë scrubi, pastrimi, toniku dhe hidratimi.
Toniku konsiderohet si pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit të lëkurës, pasi ai mbyll poret, largon çdo grimcë të vogël papastërtie, balancon pH e lëkurë dhe i jep asaj një pamje më të tonifikuara dhe me shkëlqim.
 
Në treg ka pafund tonik të gatshëm dhe efektiv. Por nëse dëshironi një tonik bio dhe të bërë vetë me produkte natyrale ja disa mënyra si ta përgatisni atë.
1. Tonik me çaji jeshil
 
Çaji jeshil përmban një sasi të lartë të antioksidantëve që mund të ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së re dhe të freskët.
 
Metoda:
 
Përgatitni një filxhan çaj jeshil dhe lëreni të ftohet. Më pas përdoreni çajin si tonik duke lyer lëkurën çdo ditë. Ajo do të pastrojë lëkurën, do ta shkëlqejë atë si dhe do të zvogëlojë pamjen e rrudhave.
2. Tonik me Aloe Vera
 
Ajo konsiderohet si një ilaç për të përmirësuar gjendjen e lëkurës dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme të saj.
 
Metoda:
 
Së pari, nxirrni xhelin nga aloe vera dhe shtojini një filxhan ujë. Grijeni në mikser dhe hidheni në një shishe për ta përdorur atë çdo ditë. Ruajeni në frigorifer.
3. Tonik me uthull molle
 
Aplikimi i uthullës së mollës mund të trajtojë në mënyrë efektive rrudhat dhe linjat e imta dhe mban lëkurën të pastër dhe pa akne.
 
Metoda:
 
Së pari, përzierje uthull molle me ujë në raportin 1:2. Ruajeni në një shishe dhe përmes një pambuku përhapeni në lëkurë çdo mëngjes dhe mbrëmje.
  
4. Tonik me gjethe mente
 
Gjethet e mentes trajtojnë në mënyrë efektive aknet dhe të ndihmojnë në rregullimin e sekretimit të yndyrës. 
 
Metoda:
 
Së pari, vloni gjethet e mentes në ujë duke formuar një çaj. Ftoheni dhe më pas ruajeni në një shishe në frigorifer. 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FYTYRA LEKURA NATYRAL TONIK

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved