Çfarë mund të bëni me kafen përveçse ta pini atë
 
Shperndaje
ikub#: 1805160107
Çfarë mund të bëni me kafen përveçse ta pini atë Miliona njerëz në mbarë botën preferojnë të pinë kafe çdo ditë. Por a e dinit se atë mund ta përdorni edhe për kujdesin e bukurisë, shtëpisë dhe gatime të ndryshme? Ja disa prej tyre:
-Për të larguar erën e keqe nga duart. 
 
Fërkojini duart me kafe gjatë kohës që i lani dhe era e pakëndshme e gatimit si hudhër, qepë, peshk etj. do të largohet automatikisht.
 
-Si maskë për lëkurën.
 
Kafeja ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, largimin e qelizave të vdekura dhe ka efekte anti-rrudhë falë antioksidantëve që përmban. Miksoni pak kafe, sodë buke dhe disa pika ujë. Formoni një pastë dhe përhapeni në lëkurë për 20 minuta.
-Si aromatizues për frigoriferin.
 
Nëse ajo mban ere të pakëndshme vendosni një filxhan të mbushur me kafe të bluar dhe era e keqe do të largohet automatikisht.
 
-Për trajtimin anti-celulit.
 
Miksoni kafe me vaj kokosi dhe masazhoni për disa minuta zonën e prekur. Ajo do të nxis qarkullimin e  gjakut dhe eliminimin e qelizave dhjamore në atë zonë.
 
-Për trajtimin e flokëve.
 
Kafeja stimulon rritjen e flokëve dhe i jep atyre shkëlqim duke riparuar dëmtimet e fijes së flokut. Kjo do të çojë në flokë më të butë dhe të shëndetshëm. Lajini flokët dhe merrni pak kafe dhe masazhoni lëkurën e kokës për disa minuta. Më pas lëreni ashtu për 20 minuta deri sa kafeja të thahet në kokë dhe më pas lahuni si zakonisht.
-Për kopshtin tuaj.
 
Hidhini luleve pak kafe dhe do të shihni se si do të rigjenerohen dhe çelin pasi ajo rigjeneron tokën dhe shërben si një fertilizues natyral për bimët.
 
-Për pastrimin e mobilieve.
 
Po ti fërkoni me kujdes tavolinat prej druri me kafe ajo do i bëjë ato të shkëlqejnë dhe të duken shumë herë më ta pastra.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KAFE LEKURA PASTRIMI PERDORIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved