Si të rrisni shkëlqimin e flokëve në verë
 
Shperndaje
ikub#: 1805180174
Si të rrisni shkëlqimin e flokëve në verë Të gjitha gratë dëshirojnë të kenë flokë me shkëlqim dhe të butë. Por kjo dëshirë, për shumicën e tyre është më shumë si një ëndërr se sa realitet.
Femra përdorini produkte nga më të ndryshmet për ti trajtuar dhe dhënë shkëlqimin e flokëve, që në shumicën e rasteve rezultojnë në dëmtim të tyre për shkak të kimikateve që përmbajnë.  Ka disa mënyra si të shtoni shkëlqimin e flokëve dhe të mos i dëmtoni ato. Kjo bëhet vetëm përmes produkteve natyrale.
 
1. Shpëlarje me çaj jeshil
 
Çaji jeshil është i njohur si central elektrik i antioksidantëve që mund të ndihmojnë në rivendosjen e shkëlqimit natyror. Bëni një çaj jeshil dhe pasi keni larë kokën shpëlajeni me të. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 2-3 herë në javë për rezultatet më të mira.
 
2. Trajtimi i vajit të Arganit
 
Vaji Argan është i mbushur me vlera ushqyese për rritjen e shkëlqimit të flokut dhe forcimit të rrënjës së saj.
 
Masazhoni rrënjën e kokës me vaja argani për 10 minuta dhe më pas përhapeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për të gjithë natën dhe lahuni në mëngjes. Përdoreni këtë trajtim dy herë në javë.
3. Maskë me të bardhën e vezës
 
Veza e bardhë përmban një sasi të lartë të proteinave që mund të ndihmojnë në rikthimin e lagështisë së humbur dhe shkëlqimin e flokëve. Në një tas shtoni 2 lugë kos, një të bardhë veze dhe 1 lugë lëng limoni. Aplikojeni këtë maskë në flokët tuaj dhe mbajeni për 1 orë. Më pas laheni si zakonisht.
 
4. Shpëlarje me birrë
 
Një tjetër mënyrë për të riparuar flokët e dëmtuar dhe për të rikthyer shkëlqimin është birra. Lani flokët me shampo dhe në fund shpëlajini me birrë. mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni sërish me ujë të rrjedhshëm. Përdorni 2-3 herë në muaj për rezultate më të mira.
 
5. Vaj i ngrohtë bajame
 
Vaji i bajames konsiderohet si ilaçi më i mirë për të trajtuar flokët e dëmtuar dhe për të siguruar ushqim të thellë për kokën tuaj. Ngrohni vaj bajame dhe bëjini masazh kokës për 10 minuta. Më pas lejoni që ai të përthithet nga floku për 1 orë dhe më pas lahuni si zakonisht. Përdoreni këtë 2 herë në javë për të marrë flokë të bukur dhe me shkëlqim.
Shfleto artikuj te tjere per: FLOKET KESHILLA MASKA SHKELQIMI VERE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved