Si të përballojmë friken nga fluturimet?
 
Shperndaje
ikub#: 1806190030
Si të përballojmë friken nga fluturimet? Vuani kur mendoni se jeni mijëra kilometra lart tokës? Ja disa këshilla praktike se si të luftoni frikën e fluturimit
Keni planifikuar udhëtimin e radhës por vetëm kur mendoni që do të fluturoni me aeroplan ju zë paniku? Ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla praktike se si të përballoni këtë frike.
 
Zgjidhni me kujdes vendin ku do të uleni
 
Me një shtesë të vogël në pagesë, edhe linjat ajrore me kosto të ulët ju lejojnë të zgjidhni vendin që dëshironi. Nëse ju ndodh që hipni në aeroplan dhe shikoni se gjysma e tij është bosh atëherë përfitoni nga kjo. Për fat të keq, nuk mund ta dini mirë përpara, por duke u zhvendosur në vende më të zbrazëta, pasi të keni marrë pëlqimin nga përgjegjësit e aeroplanit, ju mund të shtrini mbështetësin duke fituar disa centimetra më shumë për këmbët.
 
Dëgjoni muzikë
 
Është e nevojshme që pajisjet elektronike të mbahen gjithmonë në “flight mode” dhe mos t'i përdorni gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit, të cilat janë gjithashtu fazat e fluturimit në të cilat është mirë të qëndroni zgjuar.  Por, ndërsa fluturoni në lartësi të lartë askush nuk ju ndalon të izoloni veten dhe dëgjoni këngët e preferuara. Duke dëgjuar muzike ndërsa fluturoni do te ndiheni më të relaksuar.
 
Vishuni komode
 
Duket pak qesharake por është shumë e vërtetë edhe të veshurit në mënyrë komode ndikon në një fluturim të qetë. Kini parasysh që  gjatë udhëtimit do të uleni si te ndiheni me rehat madje edhe mund të dremisni kështu që është e mira të vishni rroba sa më të lehta dhe komode.
 
Qëndroni të hidratuar
 
Kur fluturoni në lartësi ndodh që të dehidratoheni më shpejt , kështu që pini shumë ujë dhe shmangni alkoolin. Për sa i përket ushqimit, nuk ka nevojë të eksperimentosh në aeroplan. Nëse në çmimin e biletës përfshihet dhe ndonjë vakt ushqimi këshillohet të konsumoni ato ushqime të cilat jua suporton stomaku.
 
Shikoni një film
 
Shkarkoni në telefonin tuaj përpara se të udhëtoni disa filma qe ju pëlqejnë dhe mund ti shikoni gjatë kohës që udhëtoni. Është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar me qetësi fluturimin duke u përqendruar në shikimin  e filmit dhe jo në ndjenjën e frikës dhe të panikut nga fluturimi në lartës.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FLUTURIM FRIKA UDHETIM

Marre nga Asnje





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved