Si të eliminoni milingonat e shtëpisë
 
Shperndaje
ikub#: 2004300126
Si të eliminoni milingonat e shtëpisë Në verë, përveç mushkonjave, ka edhe insekte të tjera shqetësuese që mund të shndërrohen në problem. Një prej tyre janë edhe milingonat.
Kuzhina është ambienti më i prekur, pasi këtu milingonat gjejnë mbetjet e ushqimit për të sjellë më pas mbretëreshën që mbjell larvat në fole. Pra, mos e nënvlerësoni praninë qoftë edhe të një milingone të vetme! Nëse gjen diçka të ëmbël, ajo do të kthehet e ndjekur nga një tufë "shokësh" të besueshëm.
Këshilla e parë që mund t'ju japim është që të mbani sipërfaqet dhe dyshemetë të pastra. Po kështu largoni ëmbëlsirat, frutat etj.
Për ata që nuk duan të përdorin insekticide dhe kimikate, ekzistojnë ilaçe natyrale për të eliminuar milingonat. vendosni lëvozhgë kastraveci në kuzhinë në pikat kritike. Kastraveci është një perime që ata e neveritin. Edhe aroma e nenexhikut dhe dafinës nuk është e dashur nga këta insekte. Qeskat me çaj me aromë mund të jenë të dobishme.
Po aq të efektshme janë aromat e kafesë, kanellës, karafilit, limonit dhe uthullës, pluhuri i suvasë dhe borotalkut.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: MILINGONA MIZA DHEU

Marre nga Stile.it


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved