Ja mënyra e duhur për t’i kthyer atletet e bardha si të reja
 
Shperndaje
ikub#: 2006060037
Ja mënyra e duhur për t’i kthyer atletet e bardha si të reja Dëshironi që atletet t’iu duken xixë të bardha?! Ja zgjidhja...
S'ka asgjë më të trishtueshme sesa një palë atletet të bardha që janë bërë të zeza pasi i keni bërë shumë pis. Por fatmirësisht një grua ka gjetur zgjidhjen si me magji duke i rikthyer atletet si të reja. Zonja Hinch ndau në Facebook mënyrën se si ajo lau atletet e saj dhe i transformoi në gjendjen e re siç janë blerë në fillim. Si fillim ajo vendos lidhëset në një enë me zbardhues dhe heqës njollash duke i përzier së bashku me ujë të ngrohtë. Më pas merr atletet dhe i lan me një furçë dhëmbësh duke vendosur zbardhues bashkë me ilaçin që heq njollat. Kështu ajo i la për disa minuta dhe i vendosi të lahen përfundimisht në lavatriçe. Në përfundim atletet duken ‘xixë’ të reja. Kujdesuni edhe ju për atletet e bardha në mënyrë që të shkëlqejnë. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: ATLETE KESHILLA LARJE ZGJIDHJE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved