Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Zbulohet ylli më i vogël i njohur deri tani
 
Shperndaje
ikub#: 1707170096
Kërkues te Universitetit te Cambridge kane bere me dije se kane arritur te zbulojnë yllin qe për nga përmasat, është më i vogli i zbuluar deri tani. Sipas këtij studimi, botuar ne revistën shkencore Astronomy & Astrophysics, ai ka përmasat e Saturnit, ndërsa fusha magnetike e tij është sa 300 here ajo o Tokës.
Ylli qe është pagëzuar me emrin EBLM J0555-57Ab, ndodhet 600 vite drite larg nesh dhe rrotullohet rreth një tjetër ylli më të madh. Yje te tille nuk mund te jene me te vegjël, pasi vetëm ne këtë masë ato mund te ruajnë fuzionin qe ndodh ne bërthamë. Ne rast se do te ishte me i vogël, një proces i tille do te ishte i pamundur që të zhvillohej.
Ne këtë kërkim kane marre pjese gjithashtu edhe disa Universitete te tjera, sikurse Keele, Warwick, Leicester dhe St. Andrews te cilët kooperojnë mes tyre për kërkimin e planetëve te rinj, jashtë sistemit Diellor.
Sipas Alexander von Boetticher, koordinator i kërkimit qe citohet nga ikub.al, zbulimi i yjeve te tille te vegjel është i vështirë pikërisht për shkak te përmasave te tyre te vogla dhe shkëlqimit te ulët, ndaj shpesh, një gjë e tille, mund te rezultojë edhe me e vështirë se zbulimi i planetëve të rinj.
 
loading...


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: EBLM J0555-57AB PERMASA YLLI ZBULIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
loading...
Raiffeisen
Alviero


Më të lexuarat


Cineplexx


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved