Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Çfarë duhet të bëjmë në rast se bie ashensori
 
Shperndaje
ikub#: 1707170108
Për fat të mirë, ashensorët e sotëm janë te pajisur me një sërë sistemesh mbrojtëse qe e bëjnë këtë skenar thuajse te pamundur. Sipas statistikave, ashensorët janë mjete lëvizjeje shume te sigurta dhe ne raport me te tjera, sikurse shkallët lëvizëse, ato janë 21 herë më te sigurta.
Megjithatë, ne rast te ngjarjeve te paparashikuara sikurse një akt terrorist, apo lëkundje tërmeti, mund të ndodh që edhe masat e larta te sigurisë te dështojnë dhe ne këtë rast,  pyetje qe shtrohet është: Çfarë këshillohet te bëjmë?
Sipas ekspertit te Qendrës se Inxhinierisë Biomedikale të Massachusetts Institute of Technology (Mit) në Boston, Eliot H. Frank, gjesti me i natyrshëm dhe instiktiv qe na vjen ndërmend te bëjmë është ulja ne gjunjë. Por sipas tij, kjo nuk këshillohet, pasi ne momentin e impaktit, do te krijoheshin lezione te forta ne gjunjë dhe shtyllën kurrizore. Po kështu duhet te shmanget edhe ajo qe mund te quhet si një mënyrë shpëtimi me e sigurt, kërcimi ne momentin e impaktit qe do të amortizonte goditjen. Edhe ne këtë rast një lëvizje e tille nuk këshillohet, pasi edhe nëse do te kapni momentin, rreziku qe pason ka të bëjë me goditjen me kokë të tavanit. 
Për ekspertin amerikan, ajo qe këshillohet te bëjmë ne këtë rast është shtrirja në kurriz me barkun lart. Ne këtë mënyrë, goditja do te përhapej në të gjithë trupin, duke shmangur me shume rrezikun e faktuarave dhe lezioneve të brendshme.
 




Postuar: 17 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ASHENSOR GODITJA IMPAKTI RENIA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Living


Më të lexuarat
Turizmi


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved