Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Alienët na shohin?
 
Shperndaje
ikub#: 1709130131
Sipas kërkuesve te Queen's University ne Belfast dhe Max Planck Institute ne Gjermani, ekzistojnë se paku nëntë planetë, jashtë Sistemit tone Diellor, prej te cilëve mund të shihet Toka.

Kërkuesit e mësipërm janë përpjekur te kuptojnë se cilët planetë jashtë sistemit Diellor (ekzoplanetë) qëndrojnë ne konin e hijes se Tokës dhe janë ne gjendje te identifikojnë planetin tone me ndihmën e metodës se transitit, qe konsiston ne lokalizimin e planetit gjate kalimit te tij përpara yllit te vet, dhe duke u bere kështu te dukshëm pikërisht falë hijes së tyre.
Ne këtë mënyrë, ata arritën ne përfundimin se ekzistojnë se paku nëntë ekzoplanetë që ndodhen në pozicionin e duhur, dhe nëse aty ka qenia te gjalla në shkallën tonë te zhvillimit, janë ne gjendje të dinë për ne, aq sa dimë ne për ta.
Ne shkrimin e tyre botuar ne revistën shkencore Royal Astronomical Society, ata pretendojnë se nëse banorët e këtyre ekzoplantëve do te kishin instrumente te fuqishme sikurse  James Webb Telescope, qe prej viti te ardhshëm do te skanojë Universin fale një pozicioni te privilegjuar ne orbitë, ata mund te kenë informacione ne lidhje me atmosferën e Tokës dhe nëse e kane studiuar atë me në detaje të konstatojnë ndryshimet ne te, dhe te jene ne gjendje te përcaktojnë se këtu banojnë qenie që ndodhen ne mes të një zhvillimi të madh teknologjik.
 



Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALIENET EKZOPLANETE TOKA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Raiffeisen
loading...
Living


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved