Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Fotografohet e ardhmja e Diellit
 
Shperndaje
ikub#: 1711090115
Si dhe yje te tjerë përpara tij, e ardhmja e Diellit është e paracaktuar. Pasi te mbaroje ciklin e tij dhe te ketë ezauruar totalisht te gjithë sasinë e lëndës se djegshme bërthamore, ylli ynë do te jete ne fazën finale te aktivitetit te vet.
Ky është skenari i fundit te tij që parashikohet te ndodhë pas 5 miliard vitesh, dhe një foto e marrë disa astronomë suedeze te Universitetit Teknologjik Chalmers ne Goteborg, botuar ne revistën Nature Astronomu, realizuar me teleskopin Alma (Atacama large millimetre/submillimetre array) sjell ne përfytyrimin  tonë imazhin qe do te ketë Dielli ne “momentet” e fundit të tij.
Imazhet i takojnë një ylli qe ndodhet 320 vjet dritë larg nga Toka ne kostelacionin Hidra. Ylli është emërtuar W Hydraee, dhe është një gjigant i kuq, shtresat e jashtme të të cilit janë fryre sa është diametri i orbitës se planetit tonë rreth Diellit.
I ftohte dhe i shndritshëm, ylli ndodhet ne fazën përfundimtare te ciklit te jetës se vet dhe studimi i tij do te lejoje astronomët qe te kuptojnë se si do te evoluojë Dielli ne harkun e miliarda viteve. Ndërkohë informacione te rëndësishme mund te nxirren edhe ne lidhje me origjinën e Tokës.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CIKLI DIELLI FUNDI YLLI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved