Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Pasojat e fantazmave nukleare në Kazakistan
 
Shperndaje
ikub#: 1711110015
Një zonë e largët e Kazakistanit pak kohë më parë ishte qendra botërore e gjysmës së testimeve nukleare. Ndikimi te banorët e tij ishte shkatërrimtar.

Shkretimi dhe shkatërrimi gërvishtin pamjen e një qosheje të stepës së Kazakistanit. Liqen jo natyral të krijuar nga shpërthimet e bombave atomike. Fusha të  tëra djerra që thyhen aty këtu me ndërtesa të pabanuara. Por ende nuk janë larguar fantazmat që sjellin vdekjen mes jetës, në mënyrë të pashmangshme dhe të vazhdueshme, pasoja të testimeve nukleare që janë ndërprerë 30 vite më parë.

Ky vend i quajtur Poligon ka pritur shumë teste nukleare gjatë luftës së ftohtë. Kjo zonë u zgjodh si zonë e pa banuar por disa fshatra të vogla agrikulturore ishin perimetri i Poligonit. Efekti që ka ky sot mbi këto fshatra është shumë i thellë.

Fotografi që ka bërë këto foto, Phil Hatcher Moore, ka jetuar dy muaj në këtë zonë për të dokumentuar gjithçka , i ngecur mes marrëzisë së budallallëkut njerëzor.

Projekti i tij kishte si qëllim të dokumentonte pamje dhe portrete që vazhdojnë të vuajnë pasojat që nuk i dihet nëse do mbarojnë ndonjë herë.

Mbi 100,000 njerëz janë ende të prekur nga rrezatimet, e që mund të transmetohen deri në 5 breza. Ndotja bërthamore është diçka që nuk e shohim dot, madje vështirë se mund të flasim edhe për shifra, por është interesante dhe e vërtetë të fokusohemi tek individët dhe portretet e tyre që mbartin brenda vetes, dhe jashtë, gjithë këtë histori të tmerrshme.

Nëse disa nga këta njerëz, që jetojnë ende, nuk kanë një portret që të  mund ta shohësh, pjesa tjetër vuan nga kanceri dhe sëmundjet e gjakut.

Këta njerëz janë dëshmia e gjallë se çfarë mund të bëjnë kombet e ndryshme për pushtet, fuqi, para apo zotërim të botës. Këta fatkeq janë dëshmia e gjallë që jetojmë në një botë ku njerëzit mund të hanë njerëzit dhe askush mos të bëjë asgjë për këtë. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARMET BERTHAMORE JETE NJEREZ TESTIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved